LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi kryetarin e BSPK-së, bisedojnë edhe për Ligjin për Pagën Minimale

Kurti takoi kryetarin e BSPK-së, bisedojnë edhe për Ligjin për Pagën Minimale

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit thuhet se të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale, e cila tashmë ka kaluar leximin e parë në kuvend, ishin çështjet kryesore, të cilat u diskutuan gjatë takimit.


“Hykolli e njoftoi kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se Kurti e ka falënderuar Hykollin për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u dakorduar që të mbajnë komunikim të rregullt në vazhdimësi. /Telegrafi/