LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Shteti nuk është në gjyq, nuk mund të kërkoj nga Kroacia garanci për të akuzuarit nga Specialja

Kurti: Shteti nuk është në gjyq, nuk mund të kërkoj nga Kroacia garanci për të akuzuarit nga Specialja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë ku është miratuar programi qeverisës, ka folur edhe lidhur me mundësinë e garantimit të lirimit me kusht të krerëve të UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale e që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova nuk është shtet i tretë, prandaj nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.


“Në gushtin e vitit 2015, kur është zhvilluar debati për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës, argumenti i pozitës për ta votuar, ka qenë se nëse nuk e bëjmë ne do të jetë gjykatë ndërkombëtare, pra e OKB-së. Ne e kemi ditur që nuk është ashtu. Ajo ka qenë më shumë një lloj frikësimi i atyre që kanë qenë sponsor, e që ishte Qeveria e atëhershme e Kosovës”, ka thënë Kurti, përcjell Telegarfi.

Më tej Kurti tha se LVV bëri kritikën e vet “sepse që atëherë e kishim të qartë se kjo gjykatë nuk do të ishte krejtësisht jashtë Kosovës. Por, siç kam thënë shpesh herë një këmbë e ka në Kosovë një jashtë saj”, tha Kurti.

Kurti tha se lidhur më këtë çështje Kosova është në pozitë të pafavorshme, që të kërkojë lirimin me kusht të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

“Nuk mund të kërkoj unë nga Kroacia për garanci. Aty ka një proces juridik, në të cilin ata që janë në burg i kanë mbrojtësit e tyre ligjorë, të cilët e udhëheqin mbrojtjen. Pra nuk është shteti në gjyq. Andaj nuk më takon mua të marrë këso hapash. Do të ishte gabim edhe për shtetin e Kosovës dhe për vetë luftëtarët e UÇK-së që i kemi në burg”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori