LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Së shpejti pritet të miratohet pakoja shtesë prej 3 milionë eurove për komunitetet joshumicë

Kurti: Së shpejti pritet të miratohet pakoja shtesë prej 3 milionë eurove për komunitetet joshumicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të organizuar nga zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve në Kosovë.

Duke falënderuar zëvendëskryeministren Rexhepi për organizimin, kryeministri Kurti shprehu falënderimet e mirënjohjen ndaj qytetarëve turq për kontributin e vazhdueshëm dhënë për Republikën e Kosovës.


Në adresimin e tij, ai përmendi që muajin e kaluar në shkollën “Elena Gjika” u festua 72-vjetori i mësimit në gjuhën turke, duke thënë se jemi të lumtur për këtë traditë të gjatë të shumëgjuhësisë në vendin tonë dhe për mundësinë, që fëmijët në Kosovë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Strategjia jonë e arsimit për vitet 2022-2026 përfshin subvencionet e vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve e materialeve e mësimore në gjuhën turke. Po ashtu, planifikojmë të organizojmë aktivitete për mësimin e gjuhës shqipe për komunitetet që kanë gjuhë të tjera, si turqishten për shembull gjuhë amtare”, tha Kurti.

Kurti tha se komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor.

Ai shtoi se, që Kosova të jetë një shtet, ku promovohet shumëgjuhësia, do t’iu ofrojmë mundësi studentëve, që të mësojnë gjuhën e mjedisit, siç është turqishtja për shqiptarët në komunat multietnike dhe kësisoj edhe si individë dhe si shtet, do të përfitojmë avantazhe në tregun ndërkombëtar.

Me pakon shtesë prej 3 milionë eurove për komunitetet joshumicë në Kosovë, që pritet të miratohet së shpejti, do të ketë masa mbështetëse për vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe ato të reja, për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale dhe për shoqërinë civile, që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë.

Ai tha se shpreson për një bashkëbisedim të dobishëm e kontribuues ndaj përmirësimit të jetës e mirëqenies së secilit qytetar, pavarësisht dallimeve, të cilat i kemi.

“E përbashkëta jonë është vendi ynë, andaj do të jemi bashkë në secilin hap për progresin e gjithmbarshëm” u shpreh kryeministrit.

Në këtë tryezë, të pranishëm ishin, Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka, njëherësh Kryetar i KDTP-së, Zëvendësambasadorja e Turqisë në Kosovë, Şeyda Aydın, përfaqësues të partive politike, të shoqërisë civile e të mediave nga komuniteti turk, përfaqësues të komunitetit turk në Këshillin Konsultativ për Komunitete, si dhe nëpunës të këtij komuniteti në institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori