LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Qindra artefakte të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Serbi

Kurti: Qindra artefakte të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Serbi

Në Muzeun Kombëtar është promovuar katalogu i ekspozitës arkeologjike “Dardania Antike”, të punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari.

Në hapjen e ekspozitës dhe promovimit të këtij katalogu morri pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se duhet mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe të ndihmohet edhe zhvillimi i vendit. Sipas tij, në këtë formë fuqizohet lidhja me historinë dhe nxit përgjegjësinë për pasardhësit.


“Trashëgimia e pastër arkeologjike dëshmon vlerën e civilizimit dhe kulturës së vendit tonë, duke pasqyruar vlerat e kujtesës, lashtësisë, origjinalitetit, rrallësisë dhe veçantisë. Ekspozita arkeologjike “Dardania Antike”, paraqet një repertoar të pasur arkeologjik të artefakteve që datojnë nga epoka e Neolitit e deri të mesjeta vonë, kohë kjo rreth 8000 vjeçare”, tha ai.

Megjithatë, shtoi se thesari ynë arkeologjik është i pa plotë.

“Ky thesar vazhdon të jetë i pa plotë. Mbase pjesa më e rëndësishme e koleksionit tonë arkeologjik sot nuk gjendet as në Muzeun Kombëtar e as në muzetë e tjera publike. Qindra artefakte të koleksionit tonë arkeologjik e qindra të tjera të koleksionit etnografik, sot gjenden në muzetë e Beogradit. Ndonëse kanë kaluar 23 vjet një pjesë e rëndësishme e pasurisë sonë kulturore vazhdon të mbahet padrejtësisht në Serbi. Artefaktet tona janë marrë me qëllim të ekspozimit të përkohshëm por në rrethanat e luftës. Reverset e nënshkruara nuk janë respektuar nga institucionet e Serbisë, ndërsa moskthimi i pasurisë kulturore në vendin e origjinës përbën shkeljeve të konventave ndërkombëtare, prandaj këtë çështje po e bartim në forume ndërkombëtare e profesionale e ndërqeveritare, por edhe në ato gjyqësore po qe nevoja”, tha Kurti, transmeton KP.

Ai madje ka shtuar se Serbia ka shkatërruar monumentet tona, gjë që është cilësuar si krim kundër njerëzimit në Gjykatën e Hagës, gjë që edhe paralajmërojë padi për drejtësi përmes dëmshpërblimit.

“Kërkesa jonë për drejtësi përmes dëmshpërblimit së shpejti do të marrë formë konkrete“, tha ai.

Sipas tij, kjo nuk është shkelje e vetmja, sepse të njëjtën kohë Serbia ka rrënuar shumë monumente.

Drejtori i Muzeut Kombëtar Ajet Leci theksoi se katalogu ka një rëndësi të veçantë për historinë e Kosovës. Më tej ai ka përmendur edhe faktin se shumë ekspononte janë duke u mbajtur në Beograd.

“Duke u bazuar në dokumentet që posedon Muzeu i Kosovës më datë 19 maj 2021 u ka bërë kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse në Beograd që t’i kthejnë në vendin e origjinës në Kosovë, të gjitha eksponatet nga thesari arkeologjik dhe etnografik, që po mbahen padrejtësisht në Serbi e të cilat janë 1247 ekspononte. Për t’i kthyer këto eksponate në Kosovë iu jemi drejtuar edhe me kërkesë për ndihmë edhe organizatave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “, tha ai.

Profesori i departamenti i Antropologjisë, Arsim Canolli ka prezantuar këtë katalog duke thënë se 676 vetëm arkeologjike dhe gjithsejtë 1247 që mbahen peng në Serbi që nga viti 1999.

“Katalogu është një kallxor narrotologjik, një libërth që jep informacione edhe më të mëdha se sa që jepen në ekspozitë. Pra nuk është një katalog i cili jep informacione bazike për secilin artefakt në ekspozitë, nuk është as një album fotografish për ekspozitën siç zakonisht i shohim por një katalog me një narracion që kontekstualizon ekspozitën në aspektin historik e arkeologjik”, ka treguar ai.

Në këtë katalog janë paraqitur artefaktet dhe eko faktet që datojnë nga epoka e gurit të ri (neolitit) e deri te mesjeta e vonë, kohë kjo rreth tetë mijë vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori