LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Projektligji për sistemin prokurorial do të rris llogaridhënien dhe transparencën

Kurti: Projektligji për sistemin prokurorial do të rris llogaridhënien dhe transparencën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë se Projektligji i votuar sot për sistemin prokurorial do të ngritë llogaridhënien dhe transparencën, veti këto që sipas tij, janë të domosdoshme por edhe të munguara brenda sistemit të drejtësisë.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Kurti ka falënderuar deputetët e Kuvendit që me 63 vota për në seancën e sotme i dhanë mbështetje në parim këtij projektligji.

“Më në fund do të arrihet balanci ndërmjet anëtarëve të përzgjedhur prokurorë dhe atyre jo prokurorë. Në këtë mënyrë, ligji i ri do të zhvendosë diskutimin e takimeve të KPK-së nga interesat vetanake të prokurorëve, tek interesat që kanë në fokus fuqizimin e sistemit prokurorial, veprimin energjik të prokurorëve dhe aktakuzat e fuqishme të cilat nuk mundësojnë lirimin e kriminelëve me kusht por sigurojnë zbatimin e ligjit për kategori të tilla”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

Mes tjerash, Kurti ka thënë se përbërja e ardhshme e Këshillit Prokurorial ka përgjegjësi të tregojë se “nga reforma e filluar mund të kontribuojë dukshëm në fuqizimin e sundimit të ligjit, të dëshmojë partneritet e bashkëpunim ndërinstitucional në çështjet e rëndësishme për vendin, duke mos tentuar të arsyetojë mosveprimin me pavarësi të sistemit gjyqësor por të dëshmojë pavarësinë në ushtrimin e detyrave të përcaktuara me ligj”.

“Ky është vetëm fillimi i reformës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

Lajme
Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Lajme
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori