LAJMI I FUNDIT:

Kurti pranon tre propozimet e LDK-së për zëvendësministra

Kurti pranon tre propozimet e LDK-së për zëvendësministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot tre propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra.

Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Retkoceri, transmeton Telegrafi.


Në Qeverinë e re të Kosovës, LVV dhe LDK udhëheqin nga gjashtë ministri, ndërsa minoritetet tri ministri./Telegrafi/