LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas zhvillimeve në Kuvend, inspektoi punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kurti pas zhvillimeve në Kuvend, inspektoi punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mbrëmë pas mesnate ka inspektuar punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Kurti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se janë duke vazhduar punimet me intensitet të lartë.


Ai po ashtu i ka falenderuar inxhinierët që nuk po ndalen për të përfunduar këtë rrugë.

“Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës.

I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!

Qeveria për Komunat”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/