“Çdo 24 mars, kur e shënojmë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, për të ndalur gjenocidin në Kosovë, kemi folur edhe për zonjën Sekretare Madeliene Albright, mirëpo nuk e kemi menduar, që do të na duhet të flasim për të, pa të”, e nisi fjalën e tij kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga ai, me rastin e 23 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s.
Duke kujtuar rolin e pazëvendësueshëm të ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë një ditë më parë, kryeministri vlerësoi se ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërkaq në diplomaci ishte politikane. Kombinim i përsosur për një grua të jashtëzakonshme, të cilës i jemi përjetësisht mirënjohës, tha ai.
Kurti falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e respektin e thellë për të gjitha vendet demokratike, që patën vullnetin dhe kurajën për të folur dhe vepruar njëzëri në mbrojtje të së drejtës tonë për jetë, shtet e prosperitet.
“Mbrëmë ajo ndërroi jetë dhe dita e nesërme, nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani është shpallur ditë zie në Kosovë. Ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërkaq në diplomaci ishte politikane. Kombinim i përsosur për një grua të jashtëzakonshme. E lindur në Pragë midis dy luftërave botërore, Madelaine Albright e dinte vuajtjen njerëzore që sjellë lufta, pasi humbi 26 anëtarë të saj në kampet naziste. Një studente e talentuar, do të bëhej analiste brilante e çështjeve botërore dhe avokate e ashpër për liri, paqe dhe demokraci”.
“Pasi shërbeu si ambasadore e OKB-së dhe ishte dëshmitare e gjenocidit në Ruandë dhe në Bosnje, ajo e kuptoi koston e mosveprimit dhe u bë kampione e bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë. Jemi përjetësisht mirënjohës, u prehtë në paqe! U shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë të gjitha vendeve demokratike, që patën vullnetin dhe kurajën për të folur dhe vepruar njëzëri në mbrojtje të së drejtës tonë për jetë, shtet e prosperitet”|.
“Falënderojmë posaçërisht ato gra e burra, djem e vajza, pjesëtarë të NATO-s, që për 78 ditë me avionët e tyre luftarakë e mbajtën gjallë shpresën e shqiptarëve të mbetur në Kosovë, për shpëtim e çlirim, dhe të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, për kthimin e tyre në atdheun e lirë”.
“Tash, më lejoni të përmend shtetet, të cilat kanë qenë anëtare të NATO-s në pranverën e vitit 1999 dhe po ashtu shtetet, të cilat janë bashkëngjitur më vonë: Belgjika, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas vitit 1999, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia. Po, njëkohësisht edhe faleminderit gjitha shteteve, që s’janë anëtare të NATO-s, si Suedia, Zvicra, Finlanda e Japonia, e që na ndihmojnë shumë në zhvillimin tonë”.
“Më lejoni ta përfundoj fjalën, duke thënë që në këtë kohë, kur shënojmë 23 vjetorin e 24 marsit, mendjet edhe zemrat tona janë me popullin e Ukrainës dhe solidariteti ynë me ta dhe me luftën e tyre çlirimtare kundër agresionit ushtarak dhe invazionit rus, është i padiskutueshëm”, tha Kurti në fund, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sveçla tregon sa patentë shoferë ilegalë u konvertuan RKS në ditën e parë të afatit tremuajsh
Deputetët e rinj do t’i shërbejnë popullit për pagë mujore prej 1.828 euro
Haradinaj në Zvicër: Mbështetja për AAK-në po rritet, bashkë do ta kthejmë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit e integrimit
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet Berishës dhe deputetes Selimi
Arrestohen dy serbë në Jarinjë
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër