LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk do të marrim vaksina nga Rusia e Kina, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit

Kurti: Nuk do të marrim vaksina nga Rusia e Kina, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit

Në momentin që do të zgjidhej kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjëja e parë që do të ndërmerrte në drejtim të luftimit të COVID-19 do të jetë edhe alokimi i fondeve të përshtatshme për vaksinimin dhe një program përparësish në lidhje me grupet shoqërore që duhet të vaksinohen së pari.

Në këtë drejtim, ka thënë Kurti, “kemi në plan të kemi 60 për qind të popullsisë të vaksinuar gjatë këtij viti, në bashkëpunim me BE-në”.


“Kur unë u largova nga detyra më 3 qershor të vitit të kaluar, kishim vetëm 30 vdekje dhe numri i njerëzve të kuruar ishte tre herë e gjysmë më i lartë se rastet aktive. Që kur kam lënë detyrën, kemi pasur më shumë se 1500 vdekje”, ka thënë Kurti në një intervistë për Euronews, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, kur është pyetur nëse është diskutuar që Kosova të pranojë vaksina nga Serbia siç ka bërë Maqedonia e Veriut, Kurti ka thënë se “ne planifikojmë ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë, me vendet që na njohën dhe në veçanti me BE-në”.

Për më tej, ai është shprehur prerazi, sa i përket asaj nëse kjo është një “jo” ndaj vaksinave nga Serbia.

“Jo, ne nuk do të marrim vaksina nga Serbia, e cila merr vaksinat nga Rusia dhe Kina. Si për nga vlerat ashtu edhe për nga interesat, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Një deklaratë të tillë Kurti e ka bërë gjatë një interviste me Euronews, pak ditë pasi Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori