LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk mund të lejojmë të përsëriten rastet e dhunës, që na tronditin të gjithëve

Kurti: Nuk mund të lejojmë të përsëriten rastet e dhunës, që na tronditin të gjithëve

Nismat dhe ndryshimet ligjore nga Qeveria, në adresimin e dhunës në baza gjinore, dhe trajtimin e këtyre rasteve nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, u diskutuan me policë, mbrojtës të viktimave, përfaqësues të strehimoreve dhe qendrave për punë sociale në  tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në hapje të tryezës, Kurti tha se Qeveria ka treguar përkushtim serioz dhe veprime konkrete në dritë të luftimit të dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore, duke kuptuar pasojat fatkeqe të këtyre dukurive në shoqërinë tone.


“Kemi krijuar mekanizma që ndjekin krimin dhe llogarisim në sistemin gjyqësor të pavarur e efikas që të bëjë detyrën e tij. Përmes aktivizmit shoqëror ne e kemi obligim të parandalojmë dhunën në familje dhe dhunën me baza gjinore”, tha Kurti.

Ai  e bëri të qartë se si shtet, përmes prokurorisë efikase e gjyqësorit të urtë e të palëkundur në vendimmarrje, duhet të dërgojmë mesazhin që dhuna persekutohet, gjykohet e dënohet në mënyrën më të fuqishme.

“Qeveria ka prioritizuar luftën kundër dhunës mbi baza gjinore, atë të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave si një nga 5 objektivat strategjike, ndër të cilat është edhe harmonizimi i legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit”, theksoi Kryeministri.

Më tej, kryeministri tha se “nuk mund të lejojmë që të përsëriten rastet e dhunës që na tronditin të gjithëve si shoqëri dhe kanë pasoja prej fëmijëve deri te pleqtë”.

“Në qoftë se nuk e kuptojmë seriozisht obligimin tonë dhe i qasemi në mënyrë të strukturuar rrezikojmë të ballafaqohemi me lajme të këtilla dhe mandej vazhdimisht bëjmë pyetjen e njëjtë e të vjetër a thua se çka na ndodhi?”, pyeti kryeministri.

Ai tha se nuk kemi nevojë për raste të tjera për të kuptuar që këtë dukuri duhet të luftohet në mënyrë efikase tërë kohën, nga të gjithë, kudo.

“Të gjithë kemi përgjegjësi pa marrë parasysh pozitën, pa marrë parasysh sa e duam punën që kemi apo me çfarë probleme ballafaqohemi. Ndonjë zyrtar mund të mos e ketë ndonjë ditë të mirë të punës por ne duhet t’ju shërbejmë qytetarëve, ajo nuk duhet të reflektohet në punën që bëjmë e në shërbimin që japim”.

“Ne e dimë që në jetën tonë të përditshme është vështirë me i gjet dy ditë identike. Disa ditë njeriu është më i zellshëm se sa në disa ditë të tjera, mirëpo pavarësisht prej gjendjes shpirtërore, emocionale, mendore që do ta ketë secili zyrtar në secilën ditë të javës e javë të muajit, e muaj të vitit, kurrqysh kjo nuk bën të reflektohet në punën që e bëjmë për shtetin dhe në shërbimin të cilin po i japim qytetarit”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kurti tha se “në funksionet dhe detyrat të cilat i kemi pranuar tani duhet të dëshmojmë me përgjegjësi të plotë profesionale. Si shoqëri, si institucione, si qytetarë nuk duhet të lejojmë as edhe një viktimë më shumë në betejën tonë kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. As edhe një më shumë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori