Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Prespës tha se Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe është mesazh dekurajues për rajonin, edhe për Kosovën, si vend që i është mohuar liberalizimi i vizave.
Ai më tej tha se Bashkimi Evropian po është e ngadaltë dhe mungon uniteti, por sipas tij, megjithatë është alternativa e vetme pasi i takojmë këtij rajoni.
“Në vend të vazhdojmë të ndjehemi të frustruar nga BE të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe si të arrijmë aty”, tha Kurti, raporton Telegrafi.
Sipas tij, një pjesë e madhe e përgjegjësisë është e Bashkimit Evropian, por edhe vendet duhet t’i kryejnë punët e tyre.
Kryeministri i Kosovës tha se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.
Ai tha se kjo iniciativë nuk ka vizion për rajonin.
“Inkurajoj të gjithë t’i kthehemi agjendës së Bashkimit Evropian dhe asaj transatlantike. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurve u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251