LAJMI I FUNDIT:

Kurti në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Puna dhe festa në Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë

Kurti në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Puna dhe festa në Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë jo me ceremoni, por me mbledhje. Sepse dëshirojmë të përcjellim mesazhin se puna dhe festa në Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë”.

Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti të premten, në ditën ku po shënohet 15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës.


Kurti gjatë mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, por siç shpreh ai “pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës, e jo përmes rrugëve të shkurta që premtohen nga njerëz jo serioz”.

Tutje ai foli edhe për qytetarët e vendit të cilët kanë shkuar nëpër vende të ndryshme për një jetë më të mirë.

“Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. Në këtë festë, 15 vjetor të pavarësisë duhet t’ia përkujtojmë vetes se detyra jonë kryesore është që kur të vij 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuara arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale, të plotë e për një jetë më të mirë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, sot është festa e qytetarëve.

“… Jeni ju ata që nuk keni lejuar dhe nuk do të lejoni që në Kosovë të abuzohet me pushtetin, jeni ju ata që e meritoni urimin dhe falënderimin e përzemërt për 15 vjetorin e kësaj demokracie.

Pavarësia jonë që rezultat i historisë shekullore të Kosovës si vend ku kanë jetuar krahë për krah me shumicën shqiptare dhe bashk me të edhe komunitet të feve e gjuhëeve të ndryshme. E dimë mirë se çfarë është bashkëjetesa…

Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi që Kosova e bën mjaft mirë dhe e kemi fjalën për të drejtat e pakicave. Na përket neve që të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet…”, tha ndër të tjera Kurti.

Kryeministri Kurti, e përfundoi fjalimin e tij me tri thënie të Shote Galicës, Tringë Ismajli dhe Nëna Terezës.

“Shotë Galica: ‘Një jetë pa dije është si një luftë pa armë’, Tringë Ismajli: ‘Mos ia drejtoni armën njëri tjetrin por vetëm armikut’. Nëna Terezë: ‘Paqja fillon me një buzëqeshje’. Kosova pa asnjë interes vetjak i mbështet vendet që dëshirojnë paqe. Republikë për 15 vjet, Republikë përjetë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori