LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon Minxhozin, brenda prillit nis zbatimi i marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar

Kurti takon Minxhozin, brenda prillit nis zbatimi i marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Takimi i sotëm përkoi me përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria në viti 2009, si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor.


Ndërkaq, për herë të parë, që pas anëtarësimit në OKB, 66 vjet më parë, Shqipëria këtë vit ka nisur mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pasur në vëmendje të saj pikërisht konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kurti dhe ambasadori Minxhozi gjatë takimit të tyre kujtuan pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra refugjatë nga Kosova u strehuan në Shqipëri.

Përgjatë takimit, ata folën edhe për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

U veçua ajo mbi lejeqëndrimet, e cila po gjen zbatim të plotë dhe ajo për pikën e përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar.

“Këto tre marrëveshje hapin një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori