Kryeministri Albin Kurti tha se ministrat dhe personeli i tij politikë në Qeverinë e tij nuk është i paprekshëm dhe se do të vlerësohen.
Kurti këto komente i bëri në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nga partia e tij janë votuar për të marr pjesë në seanca e jo për të munguar.
“Nuk mund ta nisim një punë që nuk e përfundojmë dhe nuk mund t’i lejmë punët në gjysmë, sepse sado të mira që janë ato, moszbatimi i tyre i deligjitimon. Duhet ta reformojmë edhe administratën e tonë publike, sepse nuk tolerohet një administratë që ka plotë element që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”, tha Kurti.
Ai ka kritikuar deputetët e LVV-së për mungesat e tyre në seancat e Kuvendit të Kosovës.
“Nuk kemi dashur të merremi me ndryshime ministrash e staf politikë gjatë kësaj kohe, sepse kemi pasur probleme të tjera, por e dimë që asnjëri dhe askush nuk është i paprekshëm. Në raport me deputetët e Kuvendit, asnjëri nuk duhet ta harroj se për çka është votuar. Askush nuk e ka votuar deputetin tonë që të mungojë në seanca”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Iljazi: Niko Beqarovski është mjek nga koha e “shokut Tito”, ka ikur koha e tij
Shemben skelet – dëmtohen disa vetura në Tophane të Prishtinës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251