LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Mbrojtja e prodhimit vendor, strategji për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kurti: Mbrojtja e prodhimit vendor, strategji për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Mbrojtja e prodhimit vendor është strategji për zhvillimin ekonomik të Kosovës e për rritjen e punësimit në vend. Prandaj në alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, vëmendje prioritare i kushtohet sipermarrësve që investojnë në prodhim në vendin tonë.

Të dielen gjatë ditës kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe një grup anëtarësh nga Qendra e Lëvizjes në Besianë, vizituan dy fabrika vendore, një të tekstilit “Agnesa tekstil (VAVA)” ku angazhohen 70 punëtorë, shumica gra, si dhe fabrikën e ketchup-it dhe majanezit “AMG”, me 13 punëtorë.

Në këto vizita aktivistët e Lëvizjes u njoftuan për së afërmi me punën e këtyre fabrikave, e njëkohësisht diskutuan me punëtorët e pronarët rreth Alternativës së Lëvizjes për mbështetjen dhe forcimin e prodhimit vendor.

Pas këtyre vizitave, në mbrëmje, Qendra e Lëvizjes në Besianë shtroi një iftar për aktivistë, anëtarë dhe mysafirë, ku të pranishëm ishin edhe kryeimami i bashkësisë Islame të Besianës, si dhe anëtarë e aktivistë të shoqërisë civile. /Telegrafi/