Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po shpenzon më shumë se sa që mbledh të hyra.
Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Qeveria po shpenzon për asfalt 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim.
“Nga Raporti i Buxhetit të vitit 2017 edhe njëherë na dokumentohet pse kemi këtë nivel të ultë të mirëqenies. Shifrat e bëra publike nga ky raport nuk flasin, ato bërtasin. Qeveria jonë shpenzon për asfalt mbi 300 milionë euro, apo 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim, apo 10 herë më shumë se sa që ndanë për Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.
Kurti thotë se një buxhetim i tillë është keqqeverisje.
“Huamarrja e përgjithshme është rritur për 37.3 për qind nga 154.4 milionë euro në 212 milionë euro. Huamarrja e jashtme dhe pranimet nga nënhuazimet janë rritur për gati 120 për qind nga 53.2 milionë euro në 116.6 milionë euro”, shkruan Kurti.
Postimi i plotë i Kurtit
Keqqeverisja si shpenzim
Nga Raporti i Buxhetit të vitit 2017 edhe njëherë na dokumentohet pse kemi këtë nivel të ultë të mirëqenies. Shifrat e bëra publike nga ky raport nuk flasin, ato bërtasin.
Qeveria jonë shpenzon për asfalt mbi 300 milionë euro, apo 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim, apo 10 herë më shumë se sa që ndanë për Universitetin e Prishtinës.
Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës, së bashku, nuk i kanë as 10% të parave të bëra asfalt. Për të qenë edhe më keq se kaq, shpenzimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës, institucion ky thelbësor për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tejkalohen për gati 70% nga shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit. Ne i japim 25% më shumë para RTK-së se sa Këshillit Prokurial të Kosovës.
Te shpenzimet kapitale, ato për asfalt rrugësh janë 100 herë më shumë se sa për trotuare për këmbësorë. Dhe, shpenzimet vetëm për një autostradë janë mbi trefishin e atyre për rrugë lokale dhe gati shtatëfish sa ato për rrugët regjionale.
Shpenzimet kapitale për trotuare tejkalohen për 50% nga ato për vetura zyrtare dhe për mobile.
Te shpenzimet për mallra dhe shërbime, për shpenzimet, mëditjet dhe akomodimin e udhëtimit zyrtar jashtë vendit, janë shpenzuar 9.4 milionë euro, e që është më shumë sesa shpenzimet kapitale për kanalizim. Kurse furnizimet për zyra (mbi 8.5 milionë euro) janë përafërsisht aq sa shpenzimet kapitale për kanalizim.
E, për shpenzimet kapitale për kanalizim janë harxhuar aq sa për qiratë e ndërtesave (diç mbi 8 milionë euro), ndërkaq për trotuare për këmbësorë aq sa për drekat zyrtare (rreth 3 milionë euro).
Shpenzimet e telefonisë mobile bëjnë sa ato për mirëmbajtjen e shkollave dhe të objekteve shëndetësore marrë së bashku (2.5 milionë euro).
‘Shpenzimet kontraktuese tjera’ të paspecifikuara janë plot 38 milionë euro.
Ne paguajmë për vendimet e gjykatave (mbi 5.3 milionë euro) gati sa edhe shpenzime kapitale për ujësjellësin.
Te shpenzimet kapitale, për deponi të mbeturinave janë shpenzuar vetëm 97 mijë euro, kurse për blerje të librave vetëm 33 mijë euro.
Më shumë sesa për ujësjellës, kanalizim e trotuare, qeveria ka qenë më kursimtare veçse për blerjen e librave dhe veprave artistike për të cilat janë harxhuar vetëm 36 mijë euro.
Huamarrja e përgjithshme është rritur për 37.3% nga 154.4 milionë euro në 212 milionë euro. Huamarrja e jashtme dhe pranimet nga nënhuazimet janë rritur për gati 120% nga 53.2 milionë euro në 116.6 milionë euro.
Te huadhëniet për ndërmarrjet publike, borxhi i KEK-ut është mbi 182 milionë euro.
Pagat e rrogat dhe mallrat e shërbimet në vitin 2017 janë rritur për 27 milionë euro gjithsej krahasuar me vitin 2016. Ato përbëjnë 40% të pagesave të gjithmbarshme.
Tatimi në pronë në të gjitha komunat e Kosovës bashkarisht është vetëm 22 milionë euro.
Përfitimet buxhetore nga licencat janë më pak se modeste. Psh. nga licenca për importim të duhanit dhe shitje me shumicë gjithsej 85 mijë euro. Nga licenca për shitje me pakicë të naftës dhe derivateve 200 mijë euro, me shumicë 49 mijë euro, ndërkaq për importin e naftës dhe derivateve 140 mijë euro.
Buxhetimi i këtillë është keqqeverisje, shpenzimi i këtillë është krim-qeverisje, është krimb-qeverisje.
Ky është raporti për 2017, përfytyroni se si do të duken shpenzimet e 2018 pas rritjes 100% të pagave për Qeverinë, 53 milionëshit për Bechtel-Enkan dhe borxhit që po i paguan Telekomi Z-mobile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'