LAJMI I FUNDIT:

Kurti kërkon “pak durim”: Në janar do ta caktojmë koeficientin e pagave

Kurti kërkon “pak durim”: Në janar do ta caktojmë koeficientin e pagave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar “pak durim” teksa ka bërë të ditur se në janar do të caktohet vlera e koeficientit të pagave, pasi Ligji i Pagave u miratua në Kuvend të enjten.

Në një konferencë për media të mbajtur të shtunën, Kurti ka deklaruar se pikënisje për Qeverinë e udhëhequr prej tij në Ligjin e Pagave ka qenë tërësia dhe jo vlera e koeficientit.

Para gazetarëve, kreu i ekzekutivit ka thënë se hartimi i këtij ligji u ka marrë më shumë kohë se sa kanë dëshiruar, por jo më shumë se sa ka qenë e nevojshme.

“Ligji i Pagave u bë shumë mirë që kaloi në Kuvendin e Kosovës, bashkë me Ligjin për Zyrtarët Publikë. Kemi marrë kohë mbase më shumë se sa do të kishim dëshiruar, por jo më shumë se sa ka qenë e nevojshme. Kemi dashur të përgatitemi mirë që ligjet të mos na rrëzohen në gjykata. Duke pas parasysh përvojën e hidhur kur u tentua herën e parë, na është nevojitur kohë e këtillë me e gjatë”.

Kurti tutje ka thënë se nga 1 shkurti do të hyjnë në fuqi, ndërsa ka bërë të ditur se 745 milionë euro është totali i përgjithshëm i buxhetit për paga.

“Për ne si Qeveri, pikënisja është tërësia, jo pjesa, jo elementi. Nuk e kemi pas si pikënisje vlerën e koeficientit, por tërësinë e buxhetit. Në janar do të vendoset vlera e koeficientit. Pas 1 shkurtit do të dalin pagat me Ligjin e Pagave. Nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me Ligjin e Pagave, sepse kjo lidhet me buxhetin. Po kërkoj pak durim prej juve”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori