LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Ka pasur tentim për puç ndaj Qeverisë

Kurti: Ka pasur tentim për puç ndaj Qeverisë
Foto: Arkiv

Kryeministri Albin Kurti ka replikuar me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili i tha Kurtit se “ke humbur arsyen në luftën me presidentin”.

Lidhur me këtë Kurti i është drejtuar Gashit duke i thënë se nuk ka nevojë për fyerje.


Gashi i replikon Kurtit: Ke humbur arsyen, boll më
Lexo po ashtu Gashi i replikon Kurtit: Ke humbur arsyen, boll më

Ai ka ritheksuar edhe një herë se është mirë që në Kosovë nuk është shpallë gjendja e jashtëzakonshme, duke thënë se javën e kaluar ka pas tentim puç ndaj Qeverisë.

“Për mu më e rëndësishme është që nuk është shpallë gjendja e jashtëzakonshme sesa a mi hekni kompetencat mu. Ka pas tentim puçi ndaj qeverisë javën e kaluar dhe kanë me dalë transkriptat e Këshillit të Sigurisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se sa të ketë popull gjallë ka rezistencë ndaj të këqijave. /Telegrafi/