LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Jemi të pikëlluar për zjarret në Greqi, Qeveria e gatshme të ndihmojë

Kurti: Jemi të pikëlluar për zjarret në Greqi, Qeveria e gatshme të ndihmojë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Greqisë me të gjitha mjetet e mundshme.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ndjehet i pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj.


”Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi“, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më shumë se 2,000 pushues kryesisht nga Britania, Gjermania dhe Italia, u larguan nga ishulli grek Rodos të hënën si pasojë e zjarreve të fuqishëm. Shumë të tjerë pritet të nisen të martën.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile thonë se situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit për shkak të një vale të nxehti që ka përfshirë Greqinë, gjë që ka çuar në evakuimin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë në vend.

Zjarret që kanë shpërthyer që nga e mërkura në Rodos detyruan 19,000 persona të largohen nga shtëpitë dhe hotelet gjatë fundjavës. Evakuime pati edhe në ishullin e Korfuzit, të prekur gjithashtu nga zjarret e fuqishëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori