LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Izraeli është më shumë se shtet, Palestina është më pak se shtet

​Kurti: Izraeli është më shumë se shtet, Palestina është më pak se shtet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në ditën e dytë të mbledhjes se Internacionales Socialiste që u mbajt në Tel Aviv, ka folur për Izraelin dhe Palestinën.

Kurti ka thënë se, me progresistë e socialdemokratë nga mbarë bota u diskutua për sfidat e së majtës dhe krizat ndërkombëtare, për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën që të njihet e pranohet Republika e Kosovës.


Ai ka thënë se nga Angola dhe Mali te Franca dhe Belgjika, nga Brazili dhe Paraguaji te Meksika, nga Italia dhe Greqia te Filipinet, nga Palestina te Izraeli, ka pasur  bashkëbisedime të hapura, impresive dhe të vlefshme, transmeton Telegrafi.

“Izraeli është shumë shtet, është më shumë se shtet. Palestina është pak shtet, është më pak se shtet. Kërkesa për zgjidhjen me dy shtete është shprehje e kërkesës për barazi.

Shumë politikanëve e partive, regjimeve të ndryshme anekënd globit, u bëjmë favor kur i quajmë populistë. Sepse shpesh ata janë veçse racistë ose fashistë ose edhe të dyja këto.

Sikurse çlirimi edhe zhvillimi vjen nga brenda. Mund të ndihmohet prej jashtë, por nuk nis dot prej jashtë. Kësisoj edhe mirëmbahet qasja nga poshtë-lart, nëpërmjet së cilës ruhet prioriteti i socio-ekonomisë mbi gjeopolitikën e që është detyrë e të majtës kudo e kurdo”, ka shkruar Kurti në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori