LAJMI I FUNDIT:

Kurti fton profesionistët e rinj nga diaspora të kontribuojnë në Kosovë

Kurti fton profesionistët e rinj nga diaspora të kontribuojnë në Kosovë
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje të rinjve nga diaspora që t’i bashkohen gjeneratës së dytë të Programit për Diplomaci Qytetare.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se thirrja është ende e hapur, por jo edhe për shumë gjatë.


“Të dashur bashkatdhetarë, ju jeni prej faktorëve kyç të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë. Qeveria jonë në kuadër të Programit qeveritar të Republikës së Kosovës 2021/2025, si synim ka që ju të përfshiheni sa më shumë në politikbërje, në transfer të dijes dhe atë të përvojës.

Vitin e kaluar në kuadër të gjeneratës së parë të Programit për Diplomaci Qytetare, kishim nderin ti presim 10 të rinj profesionistë nga diaspora dhe të jemi dëshmitarë të zellit të tyre të vazhdueshëm për të kontribuar në vend. Edhe këtë vit, Programi për Diplomaci Qytetare do të mirëpres të rinjtë profesionistë nga diaspora të cilët do të ndikojnë drejtpërdrejt në thellimin dhe forcimin e ndërlidhjes së diasporës me vendin”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka bërë të ditur se këtë vit kanë rritur numrin e vendeve të hapura për profesionistë të rinj nga diaspora, nga 10 në 25.

“Por, edhe i kemi shtuar fushat ku do të mund të kontribuoni për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendin tonë. Afati i fundit për aplikim është 11 shtatori, e hënë. Për më shumë informata rreth procesit të aplikimit por edhe të rejat e programit, vizitoni faqen: www.cdfellowship.com. Suksese e ju mirëpresim!”, ka përfunduar kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori