LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Fitorja e Vetëvendosjes është interes shoqëror, demokraci qytetare dhe nevojë ekonomike

Kurti: Fitorja e Vetëvendosjes është interes shoqëror, demokraci qytetare dhe nevojë ekonomike

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore para qytetarëve në qytetin e Gjilanit, nën intonimin e himnit të flamurit kombëtar.

Kryetarja e Vetëvendosjes në Gjilan, Besa Baftiu, bëri hapjen e fushatës zyrtare duke thënë se qyteti i Gjilanit është qytet i Vetëvendosjes.


Sipas saj, transmeton Telegrafi, Gjilani është njëri ndër regjionet ku nuk është bërë asnjë investim përgjatë 18 viteve të kaluara.

“Gjilani ka pritje të mëdha pasi ka besim në Vetëvendosje, ka besim në rritjen e mirëqenies jetësore, ka besim në çrrënjosjen e korrupsionit. Nuk do të mungoj përkujdesja as për fëmijët. Do të ndahet një buxhet prej 60 milion euro që do të kalohen si shtesa në pagat e prindërve”, ka thënë Baftiu.

Ajo gjithashtu tha se do të luftojnë për ndryshimin e madh, bashkë me liderin sipas saj më karizmatik Albin Kurtin.

E kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot në Gjilan se me fitoren e Vetëvendosjes populli fillon të shpaguhet.

Kurti tha në hapje të fushatës zgjedhore se tashmë qytetarëve tashmë po u kthehet shpresa, guximi dhe borxhi dhe se merr fund frika e plaçkitja.

“Fitorja e Vetëvendosjes është interes shoqëror, demokraci qytetare dhe nevojë ekonomike. Gjilani është ndëshkuar me moszhvillim. Me fitoren e VV-së në Gjilan e Kosovë bujkut ia kthejmë rendimentet, shkollave arsimin, spitaleve shëndetësinë. Gjilanit i jemi mirënjohës si komb e si shoqëri”, tha Kurti.

Sipas tij, Vetëvendosja me Qeverinë e saj e garanton shtetin e mirëqenies.

Kurti tha se tash në fushatë do të dëgjohet se si Vetëvendosje se njohin shtetin e Kosovës.

“Ne iu themi atyre njëherë e mirë. Po ne e njohim shtetin e Kosovës. Madje jemi të vetmit që punojmë që ky shtet të forcohet. Këta të koalicioneve nuk e njohin këtë shtet. Ata duhet të përgjigjen për cilin shtet po punojnë”, tha Kurti.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri duke folur për partitë tjera tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po luan me lodra me bateria.

“Këta politikanë me bateria do të lodhen shumë shpejt. Bateriat e tyre sot do t’i mund energjia jonë. Energjia e të varfërve dhe punëtorëve të shtypur. Energjia juaj. Kjo energji do t’i dërgojë me pension. Edhe ne burg pensionin do të ua dërgojmë, dhe pasurinë e vjedhur do tua konfiskojmë”, tha Ymeri.

Ndërsa, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosja është shpresa e rikthimit të popullit të varfëruar, një qeverisje pa korrupsion që e lufton mafien, një qeverisje pa analfabet.

Haxhiu gjithashtu tha se janë të vetëdijshëm për vështirësitë që u presin në vazhdimësi.

“E kemi mbështetjen tuaj dhe do të qeverisim për ju. Brenda mandatit tonë do të ndërtojmë 4 mijë banesa të reja. Pensioni minimal është vetëm 75 euro, dhe këto nuk mjafton as për ushqim e lëre me për shërbime shëndetësore. Brenda mandatit tonë nuk do të ketë pension më pak se 150 euro, ndërsa atë që janë kontribut dhënës do ta kenë pensionin minimal 250 euro. Nuk do të ketë nevojë që asnjë qytetarë që të nisen drejt Shkupit apo Serbisë, për të ofruar shërbime shëndetësore, pasi ne do të sjellim aparatura dhe barnat nuk do të mungojnë asnjëherë”, shtoi tutje ajo.

Haxhiu tha se premtojnë që do tu ndihmojnë familjeve me fëmijë, pasi sipas saj qeveria e kaluar i ka shndërruar fëmijët në një hall.

“Do të ndajmë buxhet 60 milionë euro për fëmijët deri në moshën 15 vjeçare. Do të hapim 140 çerdhe në Kosovë dhe më këtë ua mundësojmë nënave që të punojnë. Gjysmën e pagave për lehoni do ta paguajmë. Siç e kemi e kemi bërë në Prishtinë do t’i ushqejmë me kifle e ushqim të gjithë nxënësit e klasave nëpër shkolla. Përveç kësaj kjo do t’ju ndihmojmë prodhuesve të kifleve dhe qumështit dhe do të punësojnë më shumë nëpër fabrika të tyre. Askush s’duhet të braktiset nga shoqëria jonë pasi të gjithë i përkasim një kombi”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kalo në kategori