LAJMI I FUNDIT:

Kurti falënderon Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike

Kurti falënderon Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike
Foto: Arkiv

Kryministri Albin Kurti ka falënderuar Edi Ramën për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Kosovës lidhur për ndihmën me energji elektrike.

Kurti gjatë një konference për medie, është shprehur se kompensimi me nga ana e Kosovës do të bëhet gjatë verës kur Shqipëria ka më së shumti nevojë për rrymë.


“Ne e falenderojmë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen. Ministrja e jonë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë, për shkak se jemi komplementar, ne kemi termocentrale ata kanë hidrocentrale dhe bëhet fjalë për dy ditë e më pastaj ne do të kemi mundësi t’i ndihmojmë në rast të nevojës, pra verën e vitit të ardhshëm. Edhe Shqipëria nuk ka ndonjë bollëk që të na ndihmojë neve, por në kushtet që i ka, Shqipëria ka shprehur vullnetin të na ndihmojnë”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Kriza energjetike, Rama: S’mund ta lëmë Kosovën në terr për Vitin e Ri
Lexo po ashtu Kriza energjetike, Rama: S’mund ta lëmë Kosovën në terr për Vitin e Ri

Gjatë të martës, Rama në Twitter kishte thënë se do të ndajnë rrymë për Kosovën aq sa kanë mundësi, për festat e fundvitit.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë. /Telegrafi/