LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Elsie mundësoi komunikimin e kulturës sonë me botën

Kurti: Elsie mundësoi komunikimin e kulturës sonë me botën

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se me hidhërim ka pranuar lajmin për shuarjen nga jeta të albanologut kanadez, Robert Elsie.

Kurti thotë se me përkthimet e letërsisë shqipe në gjuhët e tjera, ai ka mundësuar komunikimin e kulturës tonë me botën.


Ky është postimi i Kurtit në Facebook:

“Mësuam me hidhërim këtë mëngjes për vdekjen e Robert Elsie-t, studiuesit kanadezo-gjerman që ka dhënë shumë për kulturën shqiptare.

Kontributin e Elsie-t në studimet albanologjike apo në përkthimet e tij mua nuk më takon ta vlerësoj, atë le ta gjykojnë specialistët.

Megjithatë, duhet përmendur me shumë mirënjohje aktiviteti i tij i pandalshëm. Në një moment të amullisë vlerore e kulturore, kur banalja është bërë shumë pjellore, Robert Elsie me përgatitjen e publikimin online të antologjive të letërsisë dhe koleksioneve të folklorit e fotografisë, ai krijoi një pasqyrë ku shqiptari modern të mund të rrokte një gjerësi të kulturave e historive të kombit të tij. E me përkthimet e letërsisë shqipe në gjuhë të tjera ai ka ndihmuar në komunikimin e kulturës sonë me botën.

Për këto e për shumë të tjera do ta kujtojmë e do ta respektojmë Robert Elsie-n”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori