LAJMI I FUNDIT:

Kurti i dha lamtumirën e fundit babait të Enver Zymberit

Kurti i dha lamtumirën e fundit babait të Enver Zymberit

I është dhënë lamtumira e fundit Muahrrem Zymberit, babait të të heroit Enver Zymberit.

Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Kurti ka kujtuar Zymberin duke thënë se ai ishte edhe veteran luftë dhe i burgosur politik i cili pavarësisht

“Në burg ishte i pathyeshëm dhe të gjithë që e kanë njohur, kanë marrë forcë prej tij. Pavarësisht se nuk dihej çka do të ndodhë të nesërmen, buzëqeshja dhe trimëria, në asnjë situatë nuk i kanë munguar Muharrem Zymberit”, tha kryeministri, duke folur për kohën kur të dy ishin të burgosur politik, në Burgun e Pozharevcit.

Nga zyra e kryeministrit thonë se Kurti ka thënë se janë pikërisht njerëzit si Muharrem Zymberi, që e shtyjnë përpara edhe shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar. Pra patriot të devotshëm, njerëz, të cilët japin gjithçka për vendin e vetë e nuk kërkojnë asgjë prej tij.

“Tash jemi këtu pranë varrit edhe të Enverit edhe të Muharremit dhe padyshim se te kjo familje, e cila i dha shumë edhe luftës edhe paqes, do të rikthehemi përherë, për shkak se i kemi obligim e borxh për kontributin e tyre”, tha mes tjerash kryeministri.