LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dëshirojmë që në pranverë të dalim sa më kollaj

Kurti: Dëshirojmë që në pranverë të dalim sa më kollaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitës në komunën e Gjilanit, ka mbajtur edhe një takim me të parin e kësaj komune, Alban Hyseni, i cili vjen nga partia që Kurti udhëheqë.

Pas këtij takimi kryeministri Kurti u zotua se Gjilani do të ketë vëmendje të shtuar në krahasim me të kaluarën pasi kërkesat dhe nevojat, siç u shpreh ai janë të mëdha.


Shefi i ekzekutivit kosovar derisa ka renditur disa nga të arriturat në këto 10 muaj të qeverisjes në Gjilan u shpreh se duke parë këtë qeverisje të drejtë Qeveria e Kosovës do t’i mbështes edhe më shumë projektet e kryeqytetit të rajonit të Anamoravës.

“Ishte takim për të mësuar në njërën anë për të arriturat dhe rezultatet e qeverisjes së drejtë e të mirë të kryetarit, Alban dhe të Vetëvendosjes përgjatë këtyre 10 muajve. Por, në anën tjetër për të mësuar edhe për planet e projektet në vijim. Prezantimi ishte i gjatë për shkak se edhe të arriturat dhe punët janë të shumta prej palestrës në Zhegër të cilët kanë ngelur vetëm kulmi t’i vendoset, pastaj tek shtimi i bursave për 150%, prej 60 mijë në 150 mijë euro për bursat për studentë. Tek rritja e buxhetit të sportit për 50% e deri tek zvogëlimi i jashtëzakonshëm i borxhit që është gjetur këtu në komunë kur ka filluar qeverisja jonë. Gjithsej është gjetur një borxh prej 26 milionë eurove, ndërkaq për vetëm 10 muaj janë zvogëluar 5 milionë euro borxh e ky është një borxh i akumuluar për më shumë sesa 1 dekadë, dhe kjo paralelisht me 6 milionë euro investime nga komuna…..Zotohem se Gjilani do të ketë vëmendje të shtuar krahasuar me të kaluarën për shkak se është lënë për një kohë shumë të gjatë anash kërkesat dhe nevojat janë shumë të madh, dhe gjithashtu kemi një qeverisje të mirë e cila të mbush me optimizëm se nuk do të ketë keqpërdorim”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga gjilanasit që të kursejnë energjinë elektrike.

“Kushdo që kursen në faturën e muajve në vijim në raport me muajt e njëjtët të vitit të kaluar e dyfishojmë shpërblimin për nga vlera krahasuar me kursimin, por gjithashtu dëshirojmë që në pranverë të dalim sa më kollaj sa i përket dëmeve dhe humbje që mund të kemi për shkak të domosdoshmërisë së importit të energjisë elektrike në kushtet kur gjenerimi aktual me kapacitetet që kemi nuk arrin ta mbuloj pikun e konsumit”, u shpreh ai.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni u shpreh se gjatë këtij takimi me kryeministrin Kurti e ka njoftuar për projektet dhe rezultatet konkrete gjatë këtij 10 mujori të qeverisjes së tij lokale.

“Kam shfrytëzuar rastin që të njoftoj kryeministrin për punën dhe rezultatet, të tregoj për planet e projektet tona në të ardhmen po ashtu e dhe një lloj përditësimi i gjendjes me problemet e komunës dhe projektet që kanë filluar dhe një pjesë që kanë ngecur dhe kanë nevojë për përkrahje shtesë. Ajo çka është më e rëndësishmja është se projektet zhvillimore që i kemi dizajnuar dhe që i kemi premtuar në kohën e fushatës i kemi prezantuar para kryeministrit edhe me arritjet që kanë qenë deri tash. Unë besoj dhe shpresoj se sikur deri më tani edhe në të ardhmen do të kemi mbështetje dhe përkrahjen e Qeverisë jo vetëm për komunën e Gjilanit por gjithandej për komunat dhe në këtë formë dhe mënyrë të ofrojmë shërbime sa më të mira për qytetarët tanë, por edhe të rrisim mirëqenien përmes projekteve të cilat garantojnë punësim dhe përparim”, tha ai.

Sa i takon punimeve në autostradën e Gjilanit, Hyseni tha se sipas të gjitha gjasave 40% e punimeve do të mund të përfundojnë deri në shtator të vitit të ardhshëm.

“Sipas të gjitha gjasave ai 40% i mbetjeve të punimeve që janë do të mund të përfundohen deri në shtator të vitit të ardhshëm”, theksoi ai.

Shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti gjatë vizitës në Gjilan mori pjesë edhe në vendosjen e gurthemelit për fillimin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori