LAJMI I FUNDIT:

​Kurti i del në krah Gërvallës pas reagimit të saj në Londër kundër pranisë së Daçiqit

​Kurti i del në krah Gërvallës pas reagimit të saj në Londër kundër pranisë së Daçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale gjersa ka theksuar se solidarizohet me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar solidaritet me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës gjersa i njëjti ka bashkangjitur deklaratën e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale.


“Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, ka shkruar ai në Twitter.

Gërvalla ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër.

Ndryshe, të hënën shumë duartrokitje nga të pranishmet në sallë, e që ishin viktima të dhunës seksuale në konflikt, nga vende të ndryshme të botës, mori ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Këto duartrokitje nuk ishin për atë që ajo tha, por në fakt për refuzimin që ajo bëri të përgjigjet në pyetjen se “cilat janë mangësitë që ka identifikuar Kosova në raport me dhënien e ndihmës për viktimat e dhunës seksuale në konflikt”.

Reagimi i saj i ashpër, se refuzon të përgjigjet, kur në panelin para saj, për këtë temë ishte ftuar të flasë edhe Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, e për të cilin Gërvalla tha se është një nga autorët e këtyre krimeve, si dora e djathtë e diktatorit Slobodan Miloseviq, u mirëprit nga viktimat e pranishme në sallë, të cilat disa herë e ndërprenë duke duartrokitur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori