LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Contour Global do të na vjedh me transparencë

Kurti: Contour Global do të na vjedh me transparencë

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha kontrata me Contour Global e vë interesin shtetëror të Kosovës në shërbim të një ndërmarrje të huaj private.

“Nuk do të punojë Contour Global për Kosovën dhe qytetarët e saj, por ne do të punojmë për Contour Global sepse asaj me paratë e qytetarëve ia marrim përsipër. Kontrata me Contour Global, do të na fshijë tre-fishin e Bechtel&Enkas, por kësaj radhe me hajni me transparencë meqë u publikua kontrata. Por edhe këtu kemi transparencë jo të plotë sepse disa anekseve nuk u dihet përmbajtja dhe ka transparencë vetëm në rezultat por jo edhe në proces”, tha Kurti.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta kundërshtojnë atë kur ajo të vije në Kuvend.

“Askush nga zyrtarët e shtetit të përfshirë në këtë aferë nuk mund ta shpjegoj racionalisht se pse Kosova nuk mund të tregoj me pronësi publike investimin me fitimprurës që kemi në dorë dhe sipas kushteve e kërkesave të ekonomisë së saj, por duhet ta bëjë këtë përmes një fondi privat të përzgjedhur pa e ditur shumë kush nga kush”, tha Kurti. /Telegrafi/