LAJMI I FUNDIT:

Kurti bashkëbisedoi për Programin qeverisës me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut

Kurti bashkëbisedoi për Programin qeverisës me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar sot me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut.

Reklama

Përmes një njoftimi, thuhet se Kurti prezantoi të arriturat e gjithëmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit, njofton kështu Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar sot me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut. Kryeministri Kurti prezantoi të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit. Para rreth 90 studentëve ndërkombëtarë që vijojnë studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim, ai foli për arritjet e qeverisë dhe për reformat e filluara, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, Kurti bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e Programit të Qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vettingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit.

“Pas prezantimit të shkurtër, Kryeministri bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e Programit të Qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vettingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit. Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për këtë diskutim’, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

Lajme
Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Lajme
Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh – të njëjtit pranuan tretman mjekësor

Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh – të njëjtit pranuan tretman mjekësor

Lajme
Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi: Askush nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë

Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi: Askush nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë

Lajme
Pjesëtar me simbole të grupit Wagner janë parë në protestën e sotme në Zubin Potok

Pjesëtar me simbole të grupit Wagner janë parë në protestën e sotme në Zubin Potok

Lajme
Kurti: Nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele

Kurti: Nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele

Lajme
Kalo në kategori