LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë takimet e Kurtit me udhëheqësit evropianë

Përfundojnë takimet e Kurtit me udhëheqësit evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kreu i ekzekutivit kosovar është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.


Ai është larguar nga objekti ku janë mbajtur takimet, por nuk është prononcuar për media.

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si dhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.

Scholz, Macron e Meloni takojnë së pari Kurtin e pastaj Vuçiqin – takimi nis në orën 14:00
Lexo po ashtu Scholz, Macron e Meloni takojnë së pari Kurtin e pastaj Vuçiqin – takimi nis në orën 14:00

Takimet e parapara për në orën 14:00 kanë nisur pas gjysmë ore për shkak se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka arritur me vonesë.

Takime të tilla si Kurti ka zhvilluar ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, këto takime janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Ndërsa, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve tha se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori