Sa herë shkruhet për të, nuk lihet anash bukuria e saj dhe eleganca që shfaq këngëtarja.

Por, kësaj radhe Genta Ismajli duket shumë keq, ku një pamje si kjo kurrë nuk kemi pasur rast ta shihni deri më tani të këngëtares.


Këngëtarja shihet në shoqëri të parukierit shqiptar, Ludo Lee, ndërsa nuk dihet se kush u kujdes për dukjen e Gentës, transmeton Telegrafi.

“Genta Ismajli është rikthyer! Nga flokët e zezë në trendin absolut të verës 2016! Asgjë nuk krahasohet  me të bionden. Flokët e saj duket aq të shndritshme dhe të shëndetshme”, ka shkruar parukieri përbri fotografisë së Gentës.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja, pas rikthimit të bujshëm me hitin “Shake It”, të cilën e solli në bashkëpunim me grupin Ento. /Telegrafi/

SOT

genta

DIKUR