LAJMI I FUNDIT:

Kurorëzimi fetar i paraprin kurorëzimit institucional në Maqedoni

Kurorëzimi fetar i paraprin kurorëzimit institucional në Maqedoni

Çiftet e reja bashkëshortore pas martesave apo edhe para ceremonisë dasmore, realizojnë kurorëzimet në institucionet përkatëse, por edhe në Myftininë e Dibrës, njofton KOHA.

Thuajse nuk ka çifte të cilët kurorëzimin e bëjnë vetëm në njërin apo tjetrin institucion. Dibranët edhe në të kaluarën, e sidomos sot, së bashku me kurorëzimet zyrtare, paralelisht kryejnë edhe aktin e kurorëzimit fetare. Është kjo një traditë që ka qenë prezent edhe gjatë monizmit, ndonëse në mënyrë të heshtur. Por, qëndron fakti se nga fillimi i viteve të 90 të rralla janë kurorëzimet të cilët nuk kryhen në Myftininë e Dibrës.


Myftiu i Dibrës, Ramazan Hasa, thekson se tani më është bërë traditë që paralelisht me kurorëzimet që bashkëshortët bëjnë në organet shtetërore, të bëjnë edhe kurorëzimet fetare. Është një akt solemn i cili në të shumtën e rasteve në myftini kryhet para se të realizohet kurorëzimi në institucionet shtetërore. Pothuajse se 98 për qind të celebrimeve janë kryer në aspektin fetar islam. Është kjo një përqindje e respektuar, shton myftiu Hasa, duke sqaruar se pa marrë parasysh a bëhet fjalë për intelektualë, bashkëshortë me probleme sociale, por edhe mërgimtarë , kurorëzimet i vendosin fillimisht në selinë e Myftinisë së Dibrës. Duke dhënë sqarime rreth mënyrës së kurorëzimeve fetare, Hasa thotë se ata janë të përcaktuara me normat islame dhe martesa si akt ka një respekt të veçantë edhe në fenë islame.

Është për t’u theksuar se në solemnitet të celebrimit fetar marrin pjesë të afërmit e të dy palëve, gjegjësisht bashkëshortëve. Të veçanta janë momente kur enkas për të bërë kurorëzime fetare vijnë bashkëshortët nga mërgimi, siç janë SHBA, Itali, Gjermani, Zvicër etj. Ata thonë se në vendet ku jetojnë kanë bërë kurorëzime, por dëshirojnë që të bëjnë edhe kurorëzim fetar, ashtu siç kanë bërë prindërit dhe gjyshërit e tyre. Përplot janë me emocione të gjithë ata që bëjnë kurorëzime këtu në Myftininë e Dibrës, thotë myftiu Hasa dhe shton se veçmas dallohen emocionet e mërgimtarëve tanë. Këto kurorëzime defakto flasin për dashurinë dhe respektin e dibranëve ndaj fesë së tyre. Kur bëjmë fjalë për kurorëzime fetare në kohën e komunizmit, sqaron Hasa, edhe atëherë dibranët në një apo tjetër mënyrë kanë realizuar këto kurorëzime. Ndoshta në përqindje më të vogël, por gjithmonë hoxha ka qenë ai i cili ka përgëzuar dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e celebrimit para se të bëhet kurorëzimi në institucionet shtetërore.

Përfaqësuesit e Myftinisë së Dibrës, thonë se në krahinën e Dibrës gjithmonë gjatë shekujve ceremonia e fejesave, martesave, por edhe rasteve mortore kanë qenë prezent përfaqësuesit fetar. Të dhënat e këtij institucioni fetar thonë se në shtete perëndimore respektohet më shumë kurorëzimi fetar. Rastet kur dibranët e kurorëzuar në institucionet fetare në Dibër, u kanë ndihmuar sidomos në SHBA të marrin më shpejtë dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e shtetësisë amerikane. Kjo vlen edhe për disa shtet të Unionit Europian, shtojnë ata. Myftinia ka luajtur rolin e vet si në monizëm ashtu edhe në pluralizëm. Feja islame gjithmonë ka qenë afër dibranëve dhe ata kanë respektuar atë. Prandaj, edhe çiftet e reja duan kurorëzimin fetar. Ajo që shkruhet si garanci në dokumentin fetar, është vetëm një simbolikë e mjeteve materiale që i takon nuses nëse kurorëzimi prishet. Por, kurorëzimin fetar ka fuqinë e vet morale për çiftin e ri, theksojnë në Myftininë e Dibrës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Lajme
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori