LAJMI I FUNDIT:

Kur vetura përfundon në pozicion vertikal – aksident të tillë vështirë të keni parë (Foto)

Kur vetura përfundon në pozicion vertikal – aksident të tillë vështirë të keni parë (Foto)

Një shofer i shpërndarjes pësoi lëndime të lehta të shtunën në mbrëmje, kur vetura e tij doli nga rruga dhe u “ngjit vertikalisht” në një shtyllë elektrike.

Kjo gjë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka lënë pa fjalë jo vetëm zjarrfikësit dhe policinë, por edhe të gjithë që kanë parë fotografitë.

Siç thuhet më tej, ka qenë kompania ata që kanë publikuar pamjet e aksidentit të së shtunës në mbrëmje, që kërkonte përpjekjet e ekipit të shpëtimit teknik të Brick Township – SHBA, për të hequr makinën nga pozicioni i saj.

Shoferi, i cili nuk ishte identifikuar, thuhet se ishte në gjendje të dilte nga makina, por ra në tokë dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore për trajtimin e asaj që besohej të ishte lëndime të lehta. /Telegrafi/