LAJMI I FUNDIT:

Kur sot thuhet “abrakadabra”, më parë mendohet në magjistarë, truke dhe përmbajtje obsesionuese argëtuese

Kur sot thuhet “abrakadabra”, më parë mendohet në magjistarë, truke dhe përmbajtje obsesionuese argëtuese

Mirëpo, si duket në të kaluarën kjo fjalë ka pasur rëndësi shumë më të madhe, edhe pse nuk dihet saktësisht nga cila gjuhë ka ardhur

Fjala “abrakadabra” lidhet me magjinë. Besohet që për herë të parë është përmendur në veprën “Liber Medicinalis” të mjekut dhe dijetarit romak, Quintus Serenus Sammonicus, në shekullin e tretë të erës së re, transmeton Telegrafi.

Është e sigurt që ai nuk e ka shpikur fjalën, por është përdorur dukshëm më herët ndër romakët dhe grekët.

Ky mjek romak thotë që fjala “abrakadabra” është ilaç për sëmundje të panjohura, vdekjeprurëse, duhej shkruar në një copë pergamene, mbështjellë në copë pëlhure liri dhe duhej bartur rreth qafe si hajmali.

Me atë rast, fjala duhej shkruar në rreshta, madje çdo herë me një shkronjë më pak në fund, në formë të trekëndëshit të kthyer mbrapsht, në të cilin në rreshtin e fundit gjendej vetëm shkronja “a”.

Ishte besuar që ajo fjalë e pazakonshme duhej të mbronte nga shpirtrat e këqij të cilët shkaktonin sëmundjet dhe që i thërrisnin shpirtrat e mirë, të cilët kishin rolin mbrojtës.

Ekzistojnë shumë teori për lindjen e fjalës “abrakadabra”. Sipas njërës teori, ajo vjen nga gjuha arameje, nga fjala “avra kadavra” me kuptimin “krijoj ashtu siç flas”.

Sipas teorisë tjetër, ka lindur nga greqishtja “abraksas”, siç e kanë quajtur pjesëtarët e filozofisë gnostike zotin, ndërkaq me ndihmën e numerologjisë greke e kanë shënuar si 365, përkatësisht sipas numrit të ditëve të vitit.

Një teori sqaron që “abrakadabra” ka lindur nga shkurtimi i fjalëve për Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, nga “Ab, Ben, Ruach Hakodesh”.

Sipas disa dëshmive, romakët kanë bartur hajmalitë sikur ato nga tekstet e Serenus Sammonicusit, duke besuar që ato shërojnë sëmundjet “duke i nxjerrë” nëpërmjet përsëritjes së fjalëve të shkurtuara.

Në shekullin e 17-të, gjatë “Udhëtimit të mundimshëm të kapiten Edward Fentonit, Emma Taylor ka shkruar që janë shëruar dyqind njerëz, pasi që i kanë vënë “abrakadabra” përreth qafe, ndërkaq një shekull më vonë diçka të ngjashme përmend edhe Daniel Defoe në “Ditarin nga viti i murtajës”.

Edhe pse mënyra e tillë e “shërimit” është zhdukur në shekullin e 19-të, duke qëndruar në domenin e trukeve të magjistarëve, e kanë shfrytëzuar disa organizata bashkëkohore ezoterikë në ritualet e veta. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori