LAJMI I FUNDIT:

Kur pritet të ndodhë eklipsi total diellor?

Kur pritet të ndodhë eklipsi total diellor?

Një eklips total diellor do të përshkojë Amerikën e Veriut me 8 prill të këtij viti duke kaluar mbi Meksikë, SHBA dhe Kanada.

Kohëzgjatja e tij thuhet të jetë 4 minuta e 27 sekonda, pothuajse sa dyfishi i eklipsit të madh amerikan të 21 gushtit të vitit 2017.


Bëhet e ditur se në SHBA, kjo ngjarje do të fillojë në Teksas në orën 13:27 dhe do të përfundojë në Maine në 15:35, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Brenda këtyre territoreve jetojnë mbi 30 milionë njerëz të cilët lehtësisht mund të dëshmojnë këtë ngjarje, ndërsa miliona të tjerë pritet të udhëtojnë duke shkaktuar një “bum” në trafik.

Ndryshe, një eklips total diellor ndodh kur Hëna kalon midis Diellit dhe Tokës, duke bllokuar plotësisht një pjesë të yllit tonë.

Kur shikoni një të tillë, prioriteti numër një është siguria. Pra, duhet të pajiseni me mbrojtje të specializuar për sytë. Kjo pasi me përjashtim të fazës së shkurtër, kur Hëna e bllokon Diellin nuk është e sigurt të shohësh direkt pa syze të specializuara për shikim diellor.

Shikimi i çdo pjese të Diellit përmes kamerave, dylbive ose teleskopëve pa filtra diellor, do të shkaktojë menjëherë dëmtim të rëndë të syrit.

Megjithatë, kjo ngjarje qiellore pritet të tërheq miliona njerëz në qytete dhe qyteza.

Në fund të fundit, kontinenti nuk do të shohë një tjetër eklips total deri në vitin 2045.

Siç raportohet, një transmetim i drejtpërdrejt i eklipsit do të realizohet nga NASA, me komente ekspertësh dhe pamje nga vende të ndryshme.

Gjithashtu, ngjarjen mund ta ndiqni edhe në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori