LAJMI I FUNDIT:

Kur një shtyllë betoni në parking “shfaqet papritmas përballë një BMW M3”

Kur një shtyllë betoni në parking “shfaqet papritmas përballë një BMW M3”

Shpejtësia brenda një objekti parkimi nuk është kurrë një ide e mirë dhe pronari i kësaj BMW M3 së fundmi zbuloi se çfarë mund të pësoni nëse provoni një gjë të tillë.

Detajet rreth këtyre pamjeve janë të kufizuara, por ajo ka bërë xhiro në rrjetet sociale së fundmi dhe tregon pronarin e një BMW M3 blu të gjeneratës F80 duke “u përplasur kokë më kokë” në një shtyllë betoni në parking, përcjell Telegrafi.

Ndërsa videoja është e shkurtër, ne mund të shohim BMW-në duke bërë një kthesë djathtas, por qartësisht, shoferi po lëvizte me shpejtësi.

Siç edhe mund të shihet, shoferi është plotësisht fajtor për incidentin dhe ndërsa është e trishtueshme të shohësh një makinë si M3 të përfshirë në një aksident si ky, është e vështirë të simpatizosh shoferin.

Sigurisht, edhe ndonjë problem me gomat apo me frenat mund të kenë qenë fajtor, por shoferi duhet ta dinte më mirë këtë.

Videoja u ndërpre pak pasi BMW u përplas dhe ne nuk mund të shohim se sa dëme pësoi.

Megjithatë, ndoshta do të ketë nevojë për një “intervenim në pjesën e përparme”. /Telegrafi/