Edhe meshkujt, edhe femrat, njësoj bëjnë gabime kur heshtin për ato gjërat që u pengojnë. Ndodh kështu për shkak që e dashurojnë partnerin dhe nuk dëshirojnë ta lëndojnë, mirëpo efekti është krejtësisht i kundërt.
Nëse dikë dëshironi ta kurseni nga mendimet tuaja të vërteta, nuk do të thotë se nuk duhet t’ia thoni të vërtetën, transmeton Telegrafi.
Nuk ka lidhje në të cilën nuk ka tronditje, luhatje, ngritje dhe rënie, madje ndonjëherë edhe grindje, pra nuk ka vetëm marrëdhënie të qeta dhe harmoni të përhershme. Mirëpo është e mundshme të ecet në drejtim të ideales dhe të krijohet jetë kualitative e përbashkët.
Prandaj, është mirë që problemi të zgjidhet menjëherë para se të shndërrohet në konflikt. Ndodh që brenda një marrëdhënieje të ndryshohen një sërë ndjenjash dhe gjendjesh për të cilat as që ju ka shkuar mendja ndonjëherë që do të mund t’i përjetonit, andaj edhe në njëfarë mënyre edhe kapeni të papërgatitur.
Dhe, në tërë spektrin e përvojave më të këqijat janë konfliktet për të cilat mund të jeni pak apo shumë të papërgatitur.
Ikja nga konflikti është njësoj i keq si edhe shkaktimi i tij, sepse më së shpeshti shndërrohet në heshtjen e gjërave të pazgjidhura për shkak të frikës nga reagimi i partnerit. Kështu do të bëjnë njerëzit që kam pak vetëbesim, duke mos e ditur që me heshtjen e pakënaqësinë mundësojnë që ajo të grumbullohet.
Pakënaqësitë janë pjesë e pandashme e jetës, mirëpo ndërtimi i marrëdhënieve është shkathtësi e cila mund të mësohet. Prandaj është me rëndësi që sa më parë të ndryshohet mënyra me të cilën ballafaqoheni me problemet në mënyrë që t’ia bëni të mundshme lidhjes suaj që të zhvillohet në drejtimin e duhur.
Kur grindeni me partnerin, zakonisht e akuzoni për diçka, mirëpo pasi grindja nuk ndihmon, gjërat grumbullohen dhe frustrohen.
Mirëpo, problemet mund të jenë rruga drejt një lidhjeje më të mirë dhe më të fuqishme, nëse dini t’i përjetoni pa tronditje dhe pa grindje të tepërta. Dhe, nuk do të gaboni nëse vazhdimisht keni në mendje vetëm një qëllim – marrëdhënie të sinqertë dhe besnike me partnerin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Çiklizmi vs Vrapimi
Paralajmërimi i dietologëve për pijet e pashëndetshme
Nëse milingonat kanë ‘pushtuar’ shtëpinë tuaj, hidhni kripë
Pija që mund t’ju ndihmojë t’i shkrini depozitat e yndyrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe