LAJMI I FUNDIT:

Kur Ilir Deda besonte fuqishëm se Kosova ndryshon veç me Albin Kurtin

Kur Ilir Deda besonte fuqishëm se Kosova ndryshon veç me Albin Kurtin

Entuziazmi i 25 prillit kur deputeti Ilir Deda braktisi Vetëvendosjen për shkak të dallimeve konceptuale dhe ai i 8 majit 2014 kur hyri në këtë parti pikërisht për shkak të këtyre koncepteve është i madh.

Kishte qenë një moment emocional, ai i datës 8 maj 2014. Politikani i “frymës e re” po përqafohej me politikanin e “frymës së vjetër”. Por ai përqafim ishte sinonim i “Kosovës së re”.


Dhe kështu vazhdoi deri me 25 prill 2016 kur zyrtarisht ky përqafim mirëseardhjeje u bë një përqafim lamtumirës.

Veçse për dallim prej 8 majit, kur Ilir Deda përqafohej me Albin Kurtin me rastin e hyrjes së Dedës në VV, me rastin e daljes së tij nga kjo parti, përqafimi ishte me sekretarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Deda dhe Molliqaj dy personalitete krejtësisht të kundërt në koncepte politike dolën në një konferencë të përbashkët për të dhënë lajmin e ndarjes së rrugëve mes Dedës dhe VV-së.

LEXO PO ASHTU: Ilir Deda ndahet nga lëvizja Vetëvendosje, krijon parti të re (Video)

U dha vetëm një arsyetim i kësaj ndarje: dallimet konceptuale mes Dedës dhe VV-së.

Nuk u tha saktësisht se cilat janë këto koncepte, por me 8 maj 2014 Deda kishte dhënë tri arsye të forta pse po hynte në VV.

Deda kishte folur shkurt atë ditë kur hyri në VV. Dhe fokusi i tij kishin qenë pikërisht konceptet e VV-së.

Pasi kishte përmendur disa raste kur Qeveria e Kosovës atëkohë sipas tij dëshmonte se nuk kishte interesim për problemet e qytetarëve dhe sesi VV ishte e vetmja parti që mund ta bëjnë ndryshimin radikal në Kosovë.

“Përmirësimi i jetës në mënyrë dramatike asht i nevojshëm, asht i mundshëm, po asht i mundshëm vetëm me Vetëvendosjen”, kishte thënë Deda.

Por jo vetëm me VV-në do të ishte e mundur kjo. Sipas Dedës, ndryshimi radikal, ishte I mundur vetëm me Albin Kurtin, kryeministër, përcjell Insajderi.

“A mundemi me u ndi krenar që jemi qytetarë të Kosovës dhe që e kemi shtetin e mirë? Dy po-ja! Po me Lëvizjen Vetëvendosje dhe po me Albin Kurtin, kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, kishte thënë Deda me 8 maj 2014.

LEXO PO ASHTU: Ilir Deda dhe të tjerët e “Partisë së Re”!?

Deda që deri atëherë funksiononte me partinë Fryma e Re që nuk arriti të hynte në Kuvendin e Kosovës, kishte shtruar edhe një varg pyetjesh përgjigja e të cilave ishte “Po! Veç me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Qysh në vitin 2014, Deda megjithatë e dinte se e priste shumë punë. Por e kishte një gjë të qartë: “në një anë asht Lëvizja Vetëvendosje, në anën tjetër janë ata të cilët e kanë tregu veten për 14 vjet qysh e kanë qeverisë këtë Kosovë”.

E krejt në fund kishte shprehur bindja se fitorja e VV-së është afër.

“Momenti jonë asht 8 qershori, hajde po mobilizohemi, edhe po e ndërrojmë Kosovën në mënyrë radikale”, kishte thënë Deda duke falënderuar anëtarët e pranishëm dhe duke uruar “na priftë e mbara”.

Të njëjtën gjë, Deda e tha edhe në konferencën për media kur lajmëroi se po ndahet nga VV-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori