LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet ta hidhni makijazhin tuaj?

Kur duhet ta hidhni makijazhin tuaj?

Sa kohë duhet ta mbani hijezuesin e syve, brushat, buzëkuqin si dhe produktet tjera kozmetike varet nga disa faktorë. Ndër më të rëndësishmet veçohen: lloji i makijazhit, si është ruajtur, si dhe nëse keni pasur ndonjë infeksion të syrit.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com

Disa produkte nuk duhet mbajtur mbi 3 muaj, por zakonisht ngjyrat dhe shkëlqyesit mund të mbahen shumë më gjatë. Shumica e shteteve nuk e kanë ndonjë ligj për ta caktuar datën e skadimit në produktet e tilla. Këto data zakonisht përmenden nga estetët. Mirëpo për ta zgjatur përdorimin e makijazhit, blini produktet që nuk janë të hapura. Kur t’i sillni në shtëpi, mbajini në ambient të ftohët, pa lagështi dhe larg nga rrezet e diellit. Gjithmonë mbyllni mirë pas përdorimit.


Disa nga produktet kozmetike më të përdorura dhe afati i përdorimit të tyre pasi janë hapur për herë të parë:

Maskara: Hidhni maskarën pas 3 muajve. Maskara ka afatin më të shkurtër nga të gjitha produktet ngase mban në vete riskun e transferimit të baktereve nga sytë në maskarë dhe anasjelltas. Nëse maskara juaj thahet para 90 ditëve, hidhni. Mos i shtoni ujë apo pështymë maskarës për t’ia rikthyer lagështinë. Nëse bëni një veprim të tillë i rritni gjasat e infektimit të syrit.

Hijezuesit e syve: Nëse i mbani brushat e pastra hijezuesit e lëngshëm do t’iu zgjasin 12 muaj, ndërsa pudrat deri në 2 vite.Kujdes: Nëse keni pasur infektim të syrit duhet t’i hidhni të gjitha makiazhet e syrit duke i përfshirë brushat si dhe veglat tjera që i keni përdorur për sy prej momentit që i keni pasur simptomat. Virusi apo bakteri që iu ka shkaktuar infektimin mesiguri ka krijuar rezistencë në makijazhin tuaj, dhe nëse i përdorni përsëri mund të infektoheni.

Lapsat e syrit: Lapsat e syrit mund të mbahen deri në 2 vjet. Për ta vërtetuar që jeni duke e përdorur lapsin e pastër, para përdorimit çdoherë mbrehni majën.

Buzëkuqi: Mund ta përdorni buzëkuqin e lëngshëm dhe lapsin e buzëve për 2 vjet. Lapsat i mbrehni çdoherë para përdorimit.

Brushat dhe pudrat: Hidhni brushat e kremrave pas një viti, ndërsa brushat e pudrave dhe pudrat pas 2 vitesh.

Bazat dhe korrektorët: Bazat hidratuese si dhe korrektorët mund të qëndrojnë deri në 18 muaj. Afat prej 12 muajsh kanë bazat që nuk përmbajnë vaj (oil-free) të cilat mund të thahen shpejt si dhe e njëjta vlen për korrektorët.Këshillë: Mendoni makijazhin tuaj sikurse ushqimin tuaj. Nëse i vien era e çuditshme, krijon një shtresë të padëshiruar apo ka krijuar myk, do të thotë që struktura kimike ka ndërruar dhe duhet ta hidhni.
Përdorimi i brushave dhe sfungjerëve të pastër do ta zgjasin afatin e përdorimit të produkteve kozmetike. Pastroni apo ndërroni shpesh veglat e makijazhit.
Kur e hapni një produkt për herë të parë, shkruani datën në produkt. Ajo do t’iu shërbejë për ta ditur datën e skadimit, pra kohën kur duhet ta hidhni. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Këshilla për prindër
Kalo në kategori