LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet ngrohur dhe kur duhet ftohur vendi i lënduar?

Kur duhet ngrohur dhe kur duhet ftohur vendi i lënduar?

Nëse bëni një gabim në zgjedhjen tuaj, do të bëni më shumë dëm sesa dobi

Të gjithë ne ndiejmë dhimbje të shkaktuar nga një sëmundje ose lëndim herë pas here.
Që nga kohët e lashta, sëmundje të tilla shëroheshin me kompresa. Por ka kompresa të ftohta dhe të ngrohta.

Është e rëndësishme të dini cilën ta aplikoni në mënyrë që të mos bëni më shumë dëm sesa dobi, transmeton Telegrafi.

E njëjta gjë vlen edhe për kremrat ngrohës ose ftohës që mund t’i blejmë në barnatore.

Nxehtësia është më e mirë kur bëhet fjalë për dhimbje afatgjata dhe kronike, që zakonisht zgjasin më shumë se gjashtë javë.

Artriti çon në konsumim dhe dëmtim të kërcit në kyçe dhe në këto raste rekomandohen kompresa të ngrohta, sepse nxehtësia relakson kyçet dhe muskujt.

Akulli është efektiv për dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e freskëta dhe zvogëlon inflamacionin.

Kur një person ka dhimbje koke, dhimbja shfaqet në nervat dhe enët e gjakut në tru, dhe lehtësimin e sjell aplikimi i kompresave të ftohta, qoftë akull apo kompresa të ftohta.

Njerëzit shpesh përdorin kompresa të ftohta për të reduktuar dhimbjen që shkakton ngurtësimin e qafës, por është e përshtatshme të përdoret nxehtësia për të relaksuar muskujt.

Nëse, nga ana tjetër, shtrini një muskul ose lëndoni tendinat, duhet të vendosni kompresa të ftohta për të lehtësuar inflamacionin dhe dhimbjen. Megjithatë, kur inflamacioni kalon, muskujt mund të jenë të ngurtë, ndaj duhen përdorur kompresa të ngrohta për t’i çlodhur.

Është e ngjashme me shtrirjen ose grisjen e ligamenteve në nyje. Fillimisht përdoren kompresat e ftohta dhe më pas ato të ngrohta.

Me inflamacion të indeve që lidhin muskujt dhe kockat (tendinitis), ju mund të ndihmoni veten duke aplikuar akull.

Tendinoza është një gjendje e tendinitit kronik në të cilin tendinat dëmtohen në nivel qelizor. Ashtu si me sëmundjet e tjera kronike, përdorimi i kompresave të ngrohta ndihmon këtu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori