LAJMI I FUNDIT:

Kur dhembja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë shenjë e diçkaje shumë më serioze?

Kur dhembja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë shenjë e diçkaje shumë më serioze?

Në dukje të parë dhembja e zakonshme e shpinës do të mund të paralajmërojë që diçka po ndodh brenda organizmit tuaj

Në këtë mënyrë organet e brendshëm do të bëjnë me dije që është shfaqur ndonjë problem mjekësor.


Dhembja në pjesën e poshtme të shpinës, posaçërisht e theksuar nga të dyja anët e kurrizit midis fundit të brinjëve tregon problemin me veshkat, transmeton Telegrafi.

Sëmundja e veshkave mund të shfaqet nëse ekziston çekuilibër në kimikatet e mbetjeve në urinë duke shkaktuar formimin e kristaleve. Atëherë mund të krijohen gurët në veshka.

Çfarë shkakton çekuilibri i mbetjeve të kimikateve të cilat e krijojnë gjendjen e tillë?

* Nëse nuk pini mjaft lëngje
* Dieta me proteina të larta
* Infeksionet urinare
* Historia familjare e gurëve në veshka

Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Gurët e madhësisë së caktuar mund të mbërthehen në ureter dhe të bllokojnë kalimin e urinës dhe shkaktojnë shfaqjen e infeksioneve. Atëherë shfaqen dhembjet intensive në shpinë.

Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, që është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjët. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije – dhe në testikujt e meshkujve.

Dhembja pushon kur gurët nxirren jashtë nëpërmjet urinës, mirëpo gurët më të mëdhenj është e pamundshme të nxirren jashtë në rrugë natyrale, prandaj operacioni është i vetmi opsion.

Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët më përpara kanë patur gurë në veshka duhet të pinë 3 litra ujë në ditë. Disa lloje të gurëve në veshka mund të parandalohen me shmangien e disa ushqimeve të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori