Ditën kur janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, ka qenë e kuptueshme se vota popullore nuk kishte dhënë zgjidhje dhe se vendi do të rrëshqiste sërish drejt një krize të re institucionale. Për koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN), fitorja në përqindje ishte thjeshtë “fitore e Pirros”, pasi ishte dhe vazhdon të jetë e pritshme se KadriVeseli (PDK), RamushHaradinaj(AAK) e Fatmir Limaj (NISMA), me kombinatorikën e numrave paszgjedhorë, e kanë pothuajse të pamundur t’i formojnë institucionet e reja.
Koalicioni i treshes, pas dy bojkotimeve të seancës themeltare, nuk tërhiqet, por vazhdon të orvatet t’i gjejë edhe një apo dy deputetë veç sa për ta bërë shumicën parlamentare me pragun minimal. Për ironi, dy deputetët e shumëkërkuar po e tërheqin vëmendjen e publikut më shumë se të gjithë akterët e tjerë në lojë. Kjo nuk do të ndodhte kurrë në një sistem me pushtete të ndara, siç është Kosova, e ku Parlamenti është organi që e zgjedh qeverinë dhe presidentin.
Në të tilla sisteme, ata që e kanë shumicën përfaqësuese brenda në Kuvend, ata janë edhe përcaktues të kaheve politike. Te ne, në vitin 2014, njerëzit që ishin të thirrur për ta interpretuar drejt Kushtetutën, në krye me Enver Hasanin, e thyen parimin e shumicës parlamentare dhe i lanë shtetit një faturë të hapur, e cila do të paguhet pas çdo palë zgjedhjesh – me kriza, në formë ratash. Gjyqtarët nuk e interpretuan aktin më të lart juridik të shtetit në frymën e zgjidhjes së problemeve, por e bënë të kundërtën.
Mbi bazën e interpretimit të tyre, termi shumicë parlamentare iu atribuua partisë ose koalicionit fitues të zgjedhjeve dhe atyre iu dha e drejta ekskluzive për ta nxjerrë kryetarin e Kuvendit, pavarësisht raportit “shumicë-pakicë” që mund të ekzistojë brenda në Kuvend. Kot qe përpjekur gjyqtari amerikan Robert Carolan, që t’ua hapte sytë duke u treguar juristëve vendës se ajo çka po bënin ata nuk ishte në frymën kushtetuese, pasi e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar nuk do të duhej nënkuptuar zgjedhje me çdo kusht e tij.
Carolan thuajse ua pati vizatuar kolegëve në Kushtetuese, se në parlamentarizëmshumica e nënkupton grupimin më të madh në Kuvend, e jo fituesin e zgjedhjeve, sepse në zgjedhje mund të dalësh i pari, por në Kuvend mund të mos i kesh numrat – siç nuk i kishte me 2014 PDK-ja, e siç nuk i ka sot as PAN-i e as ndonjë grupim tjetër politik.
Amerikani pati shkuar një hap përtej duke bërë një krahasim mes Kushtetutës së re dhe Kornizës së mëhershme Kushtetuese e cila ishte në fuqi në kohën kur Kosova nuk ishte shtet. Me atë dokument përcaktohej se kryetari i Kuvendit duhej të ishte anëtar i Kryesisë së Kuvendit, partia ose koalicioni i të cilit kishte marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvend.
Për shkak se hartuesit e Kushtetutës në mënyrë specifike kishin kundërshtuar gjuhën në Kornizën Kushtetuese dhe pasi Kushtetuta e sotme kërkon që kandidati i propozuar për kryetar të Kuvendit duhet gjithashtu të jetë i zgjedhur nga vota e shumicës së deputetëve të Kuvendit, për Carolanin ishte tregues i qartë se hartuesit e Kushtetutës e kanë pasur për qëllim që “grupi më i madh parlamentar” në Kuvend nuk ishte partia apo koalicioni që ka marrë numrin më të madh të votave popullore në zgjedhjet e mëparshme, por grupi më i madh në Kuvend që do të mund ta zgjidhte me sukses kryetarin. Më thjesht, s’ka ku shkon!
Por, interpretuesit tanë të Kushtetutës u arsyetuan se nuk i kanë gjetur materialet përgatitore gjatë hartimit të Kushtetutës dhe nuk mund ta dinin se çka kanë pasur në mendje ata që e kanë formuluar Nenit 67 të Kushtetutës në të cilin thuhet se: Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Dhe, bënësiç bënë. E futën shtetin në kurth me një interpretim të vetëm.
Gazetari Agron Shala, së voni, në mënyrë brilante ka shpjeguar pasojat e interpretimeve të gabuara. Ai kujton se kur u përpilua Kushtetuta nga “ekspertët” e Kosovës, u morën copëza nga kushtetutat tjera ose ato që ua dhanë të huajt. Ato janë përkthyer e lidhur keq dhe janë interpretuar edhe më keq. Gjithçka shkel e shko. Sepse, shteti nuk ndihej si diçka që i takon popullit dhe që duhet t’i shërbejë popullit gjeneratë pas gjenerate. Andaj, Shala ka bindjen se nga përkthimet e këqija, shteti u interpretua ashtu siç deshi i forti dhe se tash seancat themeltare të Kuvendit të Kosovëspo shndërrohen në cirk.
Për të mos u dukur askush në Kuvend si “kloun”, duhet të shmangen bllokadat dhe kushtet e vëna nga subjektet parlamentare. KadriVeseli e RamushHaradinaj do të tregonin pjekuri politike dhe do ta kthenin në vend standardin demokratik të sistemeve, nëse e pranojnë se janë pakicë në Kuvend dhe u hapin rrugë të tjerëve që ta provojnë t’i krijojnë institucionet e reja.Tërheqja e tyre do të krijonte një momentum të ri politik, pasi vetëm kështu do të hapeshin mundësitë për gjetjen e ndonjë formule të re, qoftë ajo edhe për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
Është më se e qartë se në këto rrethana, shumë më të vogla janë gjasat për krijimin e një Qeverie LVV-LAA, sesa gjasat për zgjedhje të reja. Por, me logjikën e bllokimit dhe kushtëzimeve, as nuk do të kemi zgjedhje e as zgjidhje.
Kosova nuk është në pozitë që t’i paguajë 120 deputetë pa punuar fare dhe në anën tjetër të humbasë dhjetëra miliona euro për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjeve ndërkombëtare.
Kushtetutën e kanë çoroditur gardianët e saj, por politikanëve u takon që të gjejnë zgjidhje dhe t’i tejkalojnë krizat që vijnë pashmangshëm derisa nuk bëhet një reformë e thellë kushtetuese.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre