LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Italisë: Juventus-Milan, mund të shtyhet?

Kupa e Italisë: Juventus-Milan, mund të shtyhet?
Cristiano Ronaldo e Franck Kessie. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ka një tjetër ndryshim plani, pasi gjysmëfinalja e planifikuar për nesër mes Juventusit dhe Milani në Kupën e Italisë do të shtyhet për shkak të shpërthimit të coronavirus në Itali.

La Stampa shkruan se vendimi do të shkojë në favor të shtyrjes së ndeshjes, përpara se të vendoset të zhvillohet me dyer të mbyllura.


Ndeshja ka pasur të zhvillohet të mërkurën në orën 21:00, pasi ndeshja e parë përfundoi 1-1 në San Siro.

Pamje nga ndeshja e parë . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

U mendua njëherë që të zhvillohej me tifozë duke ia hequr kufizimet tifozëve nga Piemonte, por duke i ndalur zonat që janë vatër e shpërthimit të coronavirus – konkretisht Lombardia, Emilia-Romagna dhe Veneto.

Vendimi me gjasë do të ndryshojë edhe një herë, pas një mbledhje të autoriteteve lokale këtë mbrëmje.

Në vend se të luhet me tifozë por me kufizim, apo edhe pas dyerve të mbyllura, ndeshja Juventus-Milan ka gjasa të shtyhet për një datë tjetër.

Ky vendim u morë menjëherë pasi autobusi i ekipit të Milanit ka mbërritur në Torino.

Tashmë vendosja e orarit bëhet edhe më e vështirë, pasi tashmë ndeshje nga dy xhiro janë shtyrë.

Ishte raportuar se Lega Serie A dhe 18 nga 20 klubet kishin ranë dakord që xhirot të zhvillohen sipas renditjes,  kështu që xhiro e 26-të do të luhej në vend të asaj 27 këtë fundjavë.

Sidoqoftë, Inter dërgoi një letër këtë mbrëmje duke paralajmëruar se ata do të shkojnë edhe me padi nëse ndeshja e tyre me Juventusin (xhiro 26) do të vendoset të zhvillohet para ndeshjes në shtëpi me Sampdorian (xhiro 25).

Pamje nga ndeshja e parë (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Interi në anën tjetër do të udhëtojë në Napoli të enjten, por nuk do të jenë tifozët e mysafirë që vijnë nga zona e Lombardisë, më e prekura në coronavitusi. /Telegrafi/