LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Botës “Katar 2022”: Cilat janë rregullat për gjuajtjet e penalltive?

Kupa e Botës “Katar 2022”: Cilat janë rregullat për gjuajtjet e penalltive?

Të hënën, FIFA prezantoi rregullat që do të përdoren në Kupën e Botës “Katar 2022” në rast të gjuajtjes së penalltive.

Për herë të parë në historinë e futbollit botëror, Kampionati Botëror do të mbahet në vjeshtë dhe jo në verë.

Arsyeja është për të shmangur temperaturat e rrëmbyeshme të shkretëtirës arabe, si dhe për të dhënë pak më shumë kohë pas pandemisë COVID-19 që preku kalendarin sportiv botëror në vitin 2020 dhe një pjesë të vitit 2021.

Rregullat e garës për “Katar 2022”

Pak muaj më parë, FIFA prezantoi rregulloret që do të zbatohen në “Katar 2022” dhe që do të jenë të ngjashme me ato të garave të tjera: në fazën e grupeve do të jepen tre pikë për fitore dhe një në rast barazimi.

Në raundet e eliminimit, në rast barazimi në fund të kohës së rregullt, do të ketë 30 minuta shtesë të ndara në dy pjesë nga 15 minuta secila dhe nëse barazimi vazhdon, do të ketë gjuajtje të penalltive për të vendosur fituesin.

Si do të ekzekutohen penalltitë në “Katar 2022”?

Rregullat e garës thonë se penalltitë do të lejohen vetëm për lojtarët që kanë qenë në fushën e lojës para përfundimit të ndeshjes, pra nuk do të ketë ndërrime pas mbylljes së ndeshjes, me përjashtim të vetëm të portierit, me kusht që ekipi që dëshiron të bëjë ndërrimin ka ende zëvendësime në dispozicion. Përndryshe, portieri duhet të jetë lojtar jashtë fushës, i kualifikuar si portier.

Të dyja skuadrat do të duhet të gjuajnë me të njëjtin numër lojtarësh të disponueshëm, apo për të sqaruar – nëse njëra nga skuadrat e përfundon ndeshjen me më pak se 11 lojtarë, qoftë shkaku i dëmtimit apo përjashtimit, skuadra tjetër do të duhet të eliminojë aq lojtarë sa duhet për të barazuar numrin e lojtarëve të disponueshëm në ekipin kundërshtar.

Në rast se pas 10 goditjeve (pesë për ekip) ndeshja është ende e barabartë, do të ketë ‘penallti fituese’, në të cilin çdo ekip do të ketë nga një goditje në kohë dhe skuadra e parë që do të humb në fund të radhës do të eliminohet.

Asnjë lojtar nuk do të lejohet të gjuajë dy herë derisa pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të skuadrës, duke përfshirë portierin, të kenë kryer gjuajtjet e tyre.

FIFA shpjegoi se këto gola nga penalltitë nuk do të llogariten në statistikat e golave ​​të lojtarëve që shënojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori