LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtohet projekti i Shpend Ahmetit për parking nëntokësor në hapësirën e UP-së

Kundërshtohet projekti i Shpend Ahmetit për parking nëntokësor në hapësirën e UP-së

Komuna e Prishtinës ka planifikuar ta shfrytëzoj hapësirën e Universitetit të Prishtinës për ndërtimin e një parkingu nëntokësor.  Krahas kësaj është ideuar edhe ndërtimi i disa objekteve afariste.

Ky plan është shqyrtuar ditë më parë mes kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe anëtarëve të Komitetit ndërministror për Partneritet Publiko- Privat.


Por vendimi përfundimtar rreth këtij projekti pritet të merret tek të mërkurën, kur do të mblidhet sërish trupa e përbërë nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci si dhe zëvendësministri për Administrim të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Zyrtarë të lartë kanë deklaruar për AktivPress, se gjasat për t’u mbështetur një projekt i tillë pothuajse nuk ekzistojnë.

Sipas këtyre burimeve, vet ideja për t’i sjellur makinat brenda unazës së parë të qytetit nuk është e qëlluar, pasi gjithkund tjetër qendrat e qytetit shkarkohen nga veturat, e aq më tepër kur ato janë qendra administrative siç është Prishtina.

Projekti i komunës së Prishtinës, mund të hedhet poshtë edhe për një arsye tjetër.

Mospajtime rreth ndërtimit të parkingut nëntokësor ka edhe brenda Universitetit të Prishtinës.

AktivPress mëson se Rektorati nëpërmjet një shkrese i ka njoftuar anëtarët e Komitetit për PPP për qëndrimin kundërshtues.

Një qëndrim zyrtar, megjithatë, nuk është arritur të merret nga ky institucion.

Gazeta ka provuar të marr shpjegime edhe nga anëtarët e Komitetit ndërministror, por disa kanë qenë të paqasshëm e disa kanë preferuar të mos flasin para se të kryhet takimi që është planifikuar të mbahet të mërkurën./AktivPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori