LAJMI I FUNDIT:

Kundër Madridit, revolta e pizhamave

Kundër Madridit, revolta e pizhamave

Çështja e referendumit për pavarësinë e Katalunjës mbyllet me një vigjilje shumë të tensionuar. Aq sa pas një nate me të shtëna në qendrat e votimit (për fat të mirë pa aksidente), Podemos është detyruar të urojë që “nuk do ndodhë asnjë fatkeqësi”.

Orët e furishme përpara referendumit në Katalunjë, janë  shenjuar prej lëvizjeve dhe përgjigjeve të vazhdueshme. Policia, e nxitur nga qeveria për të mbyllur shumicën e qendrave të votimit për të parandaluar votimin të shpallur të paligjshëm, dhe ato të katalunasve, të cilët, vetëm se duan të votojnë kanë fjetur në qendra votimi, me pizhame për të “garantuar demokracinë”.


Përveç bllokimit të qendrave, shteti spanjoll, me urdhër të gjykatës, ka lejuar që Garda Civile të marrë kontrollin e Qendrës së Përgjithshme e Telekomit, për të shkëputur aplikimet që lejojnë numërimin e rezultateve, por edhe përdorimin e mundshëm të votës elektronike. Objektivi i shpallur: pengimi i votimit në çdo mënyrë.

“Referendumi u anulua”, njoftoi menjëherë zëdhënësi i qeverisë së Spanjës, Inigo Mendez de Vigo.

“Aspak”, ka thënë preraz pas disa minutash zëdhënësi i qeverisë katalanase, Jordi Turull.

“Rrini të qetë, do të votoni!”, tha ai.

Është ky një teatër që ka vazhduar me ditë, me Madridin që ka folur për paligjshmërinë dhe Barcelonën që ka bërë thirrje për të drejtën e votës.

Gjithashtu e rëndësishme është vendosja e njerëzve, e kërkuar nga qeveria. Më shumë se 10,000 agjentë civilë dhe policorë të dërguar nga Madridi për të parandaluar votimin. Nga ana tjetër, dhjetëra-mijëra aktivistë dhe 62% e 7.5 milionë katalunasve thonë se duan të votojnë, pavarësisht vetos së Madridit. Në mes 17,000 Mossos të Esquadra katalanë.

Çfarë do të bëjnë ata? A do të pengojnë njerëzit e tyre që të votojnë?

Separatistët kanë vënë duart përpara dhe janë reshtuar me pizhama. Të gjithë në qendrat e votimit, për të fjetur, për të parandaluar që ato të mbyllen. Dhe kështu mijëra katalunas me fëmijë, si rezultat kanë pushtuar “paqësisht” strukturat, nga shkollat ​​në palestra, deri në hapjen e qendrave, parashikuar për nesër në orën 9.

E kanë quajtur “rezistenca e pizhamave”. Eshtë e formuar nga ushqime, dyshekë, dhe në zemër dëshirën për të shprehur votën e tyre. Për shumë njerëz, pavarësisht tensioneve, është përjetuar si një festë.

Urdhërat e dhëna policisë, parashikojnë që nuk mund të vazhdojnë me zbrazjen e qendrave të votimit, nëse aty ka njerëz vulnerabël, të tillë si të mitur apo të moshuar. Diktati i separatistëve është ai i një rezistence paqësore, si ajo e një “okupasi”, një spanjoll 93-vjeçar, që ka ngritur kampin dhe është i vendosur për të votuar. Mbi të dhe njerëzit të cilët do të votojnë “po”, mbi lëvizjet e qeverisë dhe policisë dhe njohjen e referendumit, janë ngulur sytë vigjilentë të botës, të gjithë të drejtuar në Katalunjë. /HuffPost – Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori