LAJMI I FUNDIT:

Kuleba: Zelensky kurrë nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Putinin

Kuleba: Zelensky kurrë nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Putinin
Arkiv

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Ukraina mund të nisë bisedimet e paqes me Rusinë pasi pushtuesit të largohen nga territori ukrainas.

Ai shtoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky “kurrë nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me udhëheqësin rus Vladimir Putin”.

Në një intervistë për gazetën italiane, “Corriere della Sera”, Kuleba e quajti Putinin diktator, duke theksuar se Ukraina është gati për negociata paqeje kur Rusia të tërheqë “forcat pushtuese nga territori i atij vendi”.


“Ky qëllim mund të arrihet me një kombinim të luftës dhe diplomacisë. Gjeneralët tanë merren me pjesën e parë, detyra e tyre është të inkurajojnë rusët të tërhiqen dhe t’i bindin ata se është më mirë të flasim sesa të luftojmë”, tha kreu i diplomacisë ukrainase.

Ai shtoi se Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin.

Dhjetëra vende mbështesin planin tonë të paqes, thotë Ukraina - por çfarë parasheh ai?
Lexo po ashtu Dhjetëra vende mbështesin planin tonë të paqes, thotë Ukraina - por çfarë parasheh ai?

“Ka mënyra të tjera diplomatike për të zhvilluar negociatat në mënyrë indirekte. Por, është e qartë se ne kurrë nuk do t’i shohim Putinin dhe Zelenskyn në të njëjtën tryezë”, tha Kuleba.

Ndryshe, Ukraina ditë më parë ka organizuar një samit të paqes në Arabi Saudite, ku ka prezantuar vizionin e saj se si mund të ndalet lufta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Kalo në kategori