LAJMI I FUNDIT:

Kuleba ‘qeras’ Blinkenin në McDonald’s në Kiev

Kuleba ‘qeras’ Blinkenin në McDonald’s në Kiev

Patatet e skuqura dhe kroasant me vishnje, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe kolegu i tij amerikan Antony Blinken i shijuan gjatë rihapjes së një lokali të McDonald’s në Ukrainë pas pushtimit rus.

Dyshja e kryediplomatëve gjetën pak kohë që të shijojnë specialitetet në McDonald’s që u rihap në Kiev pak para një konference të përbashkët për gazetarë, pasi që Blinken u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.


Derisa po shijonin ushqimin, Kuleba kujtoi momentin kur telefonoi Blinkenin pas pushtimit rus për t’i treguar sesa i rëndësishëm është rikthimi i zinxhirit të McDonald’s në Ukrainë.

“Duket se Sekretari më ka dëgjuar dhe se më ka premtuar se do të sheh se çfarë mund të bëjë”, tha Kuleba.

Gjenerali i pensionuar amerikan thotë se Ukraina mund të ketë një shans më të mirë për të fituar vitin e ardhshëm
Lexo po ashtu Gjenerali i pensionuar amerikan thotë se Ukraina mund të ketë një shans më të mirë për të fituar vitin e ardhshëm

Disa ditë më vonë ekipi i tij pranoi një telefonatë nga ambasade amerikane lidhur me kërkesën e tij.

“Mendoj se do të ketë McDonald’s… kështu filloi rikthimi i McDonald’s dhe kjo është arsyeja pse sonte jemi këtu”, shtoi ai.

Zinxhiri më i madh i lokaleve ku shërbehet ushqimi i shpejtë, pati mbyllur të gjitha lokalet në Ukrainë dhe Rusi në mars të vitit të kaluar, pas pushtimit rus në këtë vend.

Blinken theksoi se McDonald’s me padurim ka pritur rikthimin në Ukrainë, dhe se dy diplomatët kanë dashur ta shënojnë rikthimin me një darkë të lehtë.

“I thamë njëri-tjetrit… herën tjetër kur të vijë në Kiev, mendoj se do ta kemi rastin të takohemi atje”, shtoi Blinken. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori