LAJMI I FUNDIT:

Kuleba: Forcat ruse po e vënë në rrezik tërë kontinentin, centralin bërthamor e kanë shndërruar në bazë ushtarake

Kuleba: Forcat ruse po e vënë në rrezik tërë kontinentin, centralin bërthamor e kanë shndërruar në bazë ushtarake

Ministria i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se forcat ruse po e vënë në “rrezik tërë kontinentin”, duke përdorur si bazë ushtarake centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia së fundmi është bombarduar disa herë, derisa Ukraina dhe Rusia po akuzojnë njëra-tjetrën për këto sulme.


E frika për rritje të intensitetit të luftimeve, mund të sjellë deri të rrjedhja e materialeve radioaktive.

Kievi pretendon se 46.750 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Kievi pretendon se 46.750 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

“Për dekada, siguria bërthamore mbetet top prioritet për Ukrainë, në veçanti kur merret parasysh e kaluara e këtij vendit”, tha Kuleba duke iu referuar katastrofës bërthamore Chernobyl në vitin 1986.

“Pushtuesit rusë e kanë shndërruar centralin Zaporizhzhia, në bazë ushtarake duke e vënë në rrezik tërë kontinentin. Ushtria ruse duhet të largohet nga centrali – nuk kanë çfarë të bëjnë atje”, shtoi Kuleba.

E derisa ky objekt mbetet i okupuar nga Rusia, brenda tij vazhdojnë të punojnë punonjësit ukrainas. Këtë mëngjes ukrainasit pretenduan se raketa ruse goditi pranë centralit – përgjatë lumit Dnieper. /Telegrafi/