LAJMI I FUNDIT:

Kukaj: Jam i kënaqur me rezultatin përfundimtar, por jo me atë se si erdhi deri te barazimi

Kukaj: Jam i kënaqur me rezultatin përfundimtar, por jo me atë se si erdhi deri te barazimi

Ferizaj dhe Drenica kanë luajtur baras 1-1  në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Mysafirët ishin shumë pranë fitores pas golit të Agim Zekës, por tre minuta para fundit një autogol nga Benjamin Agyare bëri që ndeshja të përfundoj baras 1-1.


Ndihmëstrajneri i Drenicës, Liridon Kukaj ka thënë pas ndeshjes se i ikën dy pikë nga duar, por që i merituan t’i merrnin.

“Fatkeqësisht, ikën dy pikë që i merituam t’i marrim edhe ato. E kemi ditur që do të jetë e vështirë marrë parasysh gjendjen e Ferizajt dhe tonën po ashtu”.

“Kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar dhe djemtë kryen punën. Jam i kënaqur me rezultatin përfundimtar, por jo me atë se si erdhi deri te barazimi”.

“Një korner i paqenë për Ferizajn. Gabimet ndodhin. Ne nuk kemi fond të madh të lojtarëve. Në këto ndeshje, lojtarët kanë shfaqur lodhje”.

“Fondi ynë na ka pamundësuar që të sjellim freski në lojë. Por me atë që merremi vesh, lojtarët po e realizojnë thuajse 100%. Jemi të kënaqur me këta lojtarë, pavarësisht që nuk është fond i plotë”, tha Kukaj pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori